"Katar 2022" ndryshon orarin e ligave evropiane

Sport
342
0
sample-ad
Al Wakrah Stadium (artists impression)

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s pritet të zyrtarizojë në muajin mars zhvillimin kampionati botëror “Katar 2022” në muajt nëntor – dhjetor, në bazë të propozimit të “Task Forcës” së qeverisë së futbollit botëror i ngritur posacërisht për të studiuar të gjitha alternativat e mundshme që shmangin temperaturat e larta verore në vendin aziatik.

Mirëpo caktimi i botërorit në këtë periudhë do të prekë kalendarin futbollistik të të gjitha federatave veçanërisht në Evropë për dy sezone radhazi. Kampionatet elitare evropiane, ku luan pjesa më e madhe e futbollistëve pjesëmarrës në Botëror, duhet ta nisin sezonin 2022-2023 të paktën një muaj më herët, pra që në mes të korrikut, ndërsa sezoni paraardhës duhet të përfundojë rreth një muaj më herët.

Lusail stadium

Po kështu do të ndryshojë edhe kalendari i ndeshjeve të UEFA Champions Leage, me fazën e grupeve që do të nisë që në muajin gusht, ndërsa pjesa e mbetur e kësaj faze të vijojë edhe pas festave të fundvitit, pa bërë pushim gjatë janarit dhe fillimit të shkurtit.

Për sa i përket Kupës së Botës, grumbullimi i kombëtareve do të nisë që në fillim të nëntorit, ndërsa turneu do të luhet nga data 19 nëntor deri më 23 dhjetor. Kërkesa për ndryshimin e periudhës së ndryshimit të sezonit të kupës së botës do të bëhet për shkak të temperaturave të larta në muajin qershor dhe korik.

Lusail stadium

 

Pasi në këto dy muaj temperaturat arijnë 40 grad celcius ndërsa në nëntor ato ulen në 20 deri 25 grad një temperatur e përshtatshme për zhvillimin e ndeshjeve. Megjithë garancinë e dhënë nga vendi organizator për krijimin e kushteve në impjantet e luksit të cilat do të ndërtohen në këtë vend prap temperaturat e larta nuk arijnë që ky kompeticion të zhvillohet në kushtet normale, pramdaj është kërkuar ndryshimi datave për të botërorin “Katar 2022”.

Artist's impression of interior of Al Wakrah stadium

 

Al Bayt stadium

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × five =