Grupi “Veneto Bank” beson shumë në tregjet potenciale, Shqipëria është njëri prej tyre

AktualitetKryesore
203
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”24240″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Në foto: Drejtori i Përgjithshëm i “Veneto Banka” për Shqipërinë, Daniele Scavaortz[/vc_column_text][vc_column_text]Në intervistën e dhenë për “shtypi.net” drejtori i Përgjithshëm i grupit “Veneto Banka” në Shqipëri , Daniele Scavaortz, ka dhenë vlerësimin e tij për tregun shqiptar, por edhe për partneritetin Shqipëri – Itali, pasojat e krizës globale e hapat që ka hedhur qeveria e rilindjes…

A është vërtetë tregu shqiptar me risk të lartë rreziku për investitorët e huaj? Çfarë i bën këta të fundit të mos e përfillin propagandën e zezë, por të investojnë? Çka sjellë kriza globale dhe a i tremb ajo të huajt e investuar në vendin tonë? Italia një partner potencial në shkëmbimet tregtare, po më tej…? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do ti gjeni më poshtë, në intervistën ekskluzive të dhenë nga Daniele Scavaortz, drejtor i Përgjithshëm i “Veneto Banka” Shqipëri.

Shtypi.net: “Veneto Bank”, një emër impresionues jo vetëm për shqiptarët që jetojnë në Itali, por edhe për ata të Shqipëris. Kjo falë pranisë sa saj në tregun shqiptar të vlerësuar: “me risk të lartë rreziku”?

D. Scavaortz: Grupi “Veneto Banka” beson shumë në tregjet potenciale, siç është Shqipëria ashtu si edhe në tregjet e tjera të vendeve në Europën Lindore. Përveç Shqipërisë ku ne jemi prezent me “Veneto Banka” operojmë me bankat e grupit edhe në Kroaci, në Rumani dhe në Moldavi. Dhe kjo si strategji për të shoqëruar sipërmarrjet lokale në proceset e zhvillimit dhe të zgjerimit të tyre me sukses. Gjithçka niset nga bazat ekonomike dhe financiare, për t’u zgjeruar duke dhënë një kontribut të përgjithshëm për zhvillimin e ekonomive të vendeve ku ne operojmë.
Diçka më konkrete për aktivitetin e “Veneto Banka” në Shqipëri?Çfarë është arritur, cilat janë objektivat?

D. Scavaortz: Banka jonë në Shqipëri është relativisht një bankë e re, një aktivitet bankar që është shoqëruar me rritje dhe objektivi ynë është të rritemi më tej, gjithmonë mbi të njëjtat objektiva që kanë shoqëruar rritjen e grupit “Veneto Banka” në Itali. Janë parime të lidhura më shumë me vendin ku zhvillohet biznesi, me vlerësimin e bazës sociale, ekonomike dhe institucionale. Këto linja do të na udhëheqin drejt një rritjeje të mëtejshme dhe do të jenë të shoqëruara me nisma konkrete për zhvillimin e vendit, duke ju dhënë vlerë të gjitha kapaciteteve që ofron zhvillimi i tregjeve në Shqipëri.

Sa i frikësohet krizës globale, por edhe asaj shqiptare “Veneto Banka”?
D. Scavaortz: Po jetojmë një krizë të gjatë, e cila nisi nga financa drejt ekonomisë reale. Ka qënë një krizë e thellë, nga e cila po dilet me shumë vështirësi. Sfida jonë është të jetojmë mbi parimin e realitetit të territorit ku operojmë. Pra ideja jonë është të jemi gjithmonë shumë pranë biznesve, familjeve dhe të gjitha palëve të interesit me të cilat kemi marrëdhënie biznesi. Një proces të cilin e realizojmë nëpërmjet një njohje të thellë të problemeve dhe zgjidhjeve të mundshme, për rritjen e ekonomisë edhe në momentet e vështira. Jemi të bindur që duke i përjetuar problematikat e ekonomisë reale nga brenda problemit, dhe duke disponuar më shumë informacion, do të jemi në gjendje të shoqërojmë ekonominë në çdo pengesë që has gjatë ringritjes. Shqipëria ka potenciale rritjeje të rëndësishme dhe këtë po e provon edhe angazhimi i qeverisë për të krijuar ekuilibra të tregut, për të gjeneruar projekte mbi të gjitha aty ku ekonomia ka më shumë nevojë. Këtu e kam fjalën për krijimin e disa “task-force” për energjinë, turizmin apo bujqësinë, ku nga ajo që konstatoj është që qeveria shqiptare po vepron me vendosmëri. Kështu nismat e bashkëpunimit që janë ngritur, sidomos me Italinë, prej nga ku ka dhe origjinën banka jonë, janë nisma që prekin edhe bazat e kulturës ekonomike dhe financiare për të cilat ka nevojë Shqipëria. Bazuar në këto nisma, bazuar në perspektivat që ne shohim, jemi shumë optimist për rimëkëmbjen e ekonomisë. Ne do të jemi gjithmonë të gatshëm me kapacitetet tona ta shoqërojmë këtë proces rimëkëmbjeje drejt një faze të re rritje, në të cilën besojmë shumë. Këtë e provon edhe fakti se kemi angazhuar burime të rëndësishme për ta shoqëruar rritjen në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, në mënyrë që të shkojmë drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

Nga burokracia zyrtare Italia është vlerësuar dhe vlerësohet si partner tregtar potencial për Shqipërin. Cili është gjykimi juaj, përveç tregtisë a ka sektor të tjera që mund ta zgjerojnë partneritetin?

D. Scavaortz: Shkëmbimet tregtare të Shqipërisë me Italinë zënë aktualisht më shumë se 40% të totalit të shkëmbimeve. Kjo është një e dhënë mjaft optimiste që tregon qartë afrimitetin mes dy vendeve. Në një këndvështrim sektorial, besoj se bashkëpunimi mes dy vendeve mund të shfrytëzojë shumë mirë karakteristikat dhe veçantitë e sipërmarrjeve italiane. Bazuar në projektet e zhvillimit të ndërmarrë nga qeveria shqiptare mendoj se sektori energjitik është padyshim sektori kryesor, rreth të cilit ka perspektiva të mëdha, qoftë në kuptimin e krijimit të ekuilibrave, qoftë në kuptimin e mundësive të punësimit. Në këtë kuptim, Italia mund të jetë një partner mjaft i rëndësishëm zhvillimi. Duke analizuar të dhënat statistikore, impuls të madh për ringritjen e ekonomisë mund të ketë ekonomia bujqësore dhe ajo agro-ushqimore. Të mos harrojmë që pothuajse gjysma e shqiptarëve sot jetojnë me bujqësi falë avantazheve që Shqipëria ofron si vend me hapësira të mëdha. Jam i bindur se edhe sektori i bujqësisë mund të jetë një motor i ri zhvillimi nëse do të trajtohet, motivohet, mbështetet financiarisht në projektet potenciale të zhvillimit që ofron. Një drejtim tjetër me potenciale të mëdha ku Shqipëria mund të ketë avantazhe, nisur edhe nga eksperienca italiane tashmë mjaft e njohur, është sektori turistik, veçanërisht ai hotelier dhe i shërbimit. Një bregdet i mbrekullueshëm, i cili deri tani ende nuk është shfrytëzuar më së miri për kapacitetet që ofron, ka nevojë për mbështetje financiare dhe strategji zhvillimi për ta bërë atë konkurues. Bazuar në shkëmbimet e eksperiencave, por edhe të burimeve ekonomike dhe financiare, besoj se mund të krijohen mundësi të mëdha zhvillimi për vendin.  shtypi.net[/vc_column_text][vc_single_image image=”24243″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × three =