Greqi,Shteti ndalon futbollin. (Video)

Sport
175
0
sample-ad

Immagine_74300_immagine_obigGjithë kampionatet profesioniste ndërprehen deri në  një të pacaktuar pas episodit të dhunshë ndodhur në derbin e fundit mes Panathinaikos dhe Olympiakos.

Athinë-Në Greqi ndalon futbolli.Pas dhunës mes tifozëve që kanë karakterizuar disa parti janë këto të cilat u mbinë para,mes dhe pas ndeshjes Panathinaikos-Olympiakos e përfunduar 2-1 për PAO. Në fund të ndeshjes kishte përleshje dhe 11 arrestime u kryen,ndërkohë lojtari nigerian Olaitan i Olympiakos humbi ndjenjat gjatë pjesës së parë dhe u dërgua në spital.Rezultoi se kjo ndodhi për shkak të problemeve kardiake të shkaktuara nga frika,ankthi dhe stresi. Ndërkohë shqiptari Pajtim Kasami u godit në kokë por fatmirësisht asnjë problem.Ishte një gur i cili iu lëshua nga tribuna teksa ai po qëndronte në stolin e skuadrës së tij.

Koha e kartës së tifozit?-Yannis Anastasiou,trajner i PAO ishte goditur me shishe .Tanimë qeveria ka vendosur të ndërhyjë me forcë duke ndërprerë kampionatet dhe kampionati vitin tjetër me shumë gjasa as nuk do të nisë deri në një vendim të dytë .Sipas zv/administratorit të sportit Stavros Kontonis:”Gjithë kjo do të vazhdojë nëse 18 klubet nuk paraqesin biletat elektronike dhe kamerat e sigurisë gjatë ndeshjeve”.Kampionati grek ishte pezulluar 2 herë këtë vit për shkak të dhunës por tani stopi është definitiv për aq kohë sa të plotësohen kushtet e sigurisë.Në mbrëmje do të diskutohet mbi kartën e tifozëve , një takim mes Kontonis dhe kryeministrit Aleksis Tsipras.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 4 =