Mjekët e infermierët sërish në protestë, Gjykata Administrative pezullon urdhërin e Beqajt për testim

AktualitetKryesorePolitikeSociale
170
0
sample-ad
infermiere

Gjykata Administrative ka pezulluar urdhërin e firmosur nga ministri i Shëndetësisë për testimin e personelit të bluzave të bardha, deri në gjykimin e çështjes me themel, ndërkohë që protestat e organizuara nga Urdhëri i Mjekëve e ai i infermierëve kanë vazhduar edhe paraditen e sotme. Një nga pikat e kërkuara në peticion është largimi i ministrit Ilir Beqaj nga detyra.

Edhe sot protesta e bluzave të bardha vijoi këtë herë para kryeministrisë ku mjekët apeluan për ta bojkotuar testimin. Ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja gjatë një aktiviteti ditën e sotme la të kuptohet se nuk do tërhiqet përsa kohë testimi nuk cënon as pagën dhe as vendin e punës të vetë mjekëve.

Testimi i infermierëve do të nist në datën 28 shkurt dhe pas këtij vendimi nuk dihet se si do të veprohej.

Gjykata ka pezulluar urdhërin 79 të datës 12 shkurt të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja Elkelina Gazidede.

Pak ditë më parë mjekët kishin dorëzuar në gjykatë një padi për të kërkuar pezullimin e testimit pasi sipas tyre ishte i pa nevojshëm dhe jashtë të gjitha të drejtave që kanë infermierët.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − eighteen =