DO T'JA DALIN BLUZAT E BARDHA TA SHKULIN MINISTRIN BEQAJ?!

KomentOpinion
238
0
sample-ad

Nga: Xhovani SHYTI *

Protesta e bluzave të bardha që kundërshtojnë ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj në urdhërdhënien e tij të vendimuar për testimin e personelit mjeko-infermier ka nisur prej javësh por, pikërisht dje, është formësuar në trajtën e vet masive. Për faktin se përveç bluzave të bardha të institucioneve shërbyese të kryeqytetit, me protestën janë bashkuar edhe atë të qarqeve të tjera si Fierit, Beratit, Shkodrës etj.

Pasi më parë, solidariteti kundërshtues i kësaj nisme rilindëse alla Beqaj shkonte deri tek polemikat mediatike, në distancë apo brenda studiove televizive, të sunduara nga kapadaillëku dhe propaganada boshe e ministrit, përkundër argumentave të specialistëve, ditën e djeshme, të bërë bashkë, mjek e infermierë zbritën masivisht në terren. Duke protestuar përpara godinave të institucioneve ku ata shërbejnë, por edhe duke publikuar një peticion të firmosur nga tetë mijë bluza të bardha, të bashkuar për të njejtin qëllim: Moslejimin e zbatimit të urdhërit të rrjedhur nga vendimarrja për të kaluar në filtrin e testimit çdonjerin prej tyre.

Një vendim i cilësuar absurd nga vetë mjekët e infermierët, por edhe nga sindikatat e urdhërat mbështetës të tyre. Por edhe i pakuptimtë në kushtet kur mjekët e infermierët janë të testuar për çdo ditë nga pacientët si për etikën ashtu edhe për aftësitë profesionale. Pretendime këto që jo vetë nuk kanë arritur ta bindin, por i’a shtuan akoma më shumë inatin ministrit Beqaj që, përkundër deklaratave për të diskutuar me grupit e interest, vazhdon të mos e bëjë këtë. Por edhe të ngulmoj që në datën 28 shkurt, pra ditën e fundit të muajit shkurtabiq, të nxjerrë para komisionit testues grupin e parë të infermierëve.

Mirëpo a do t’ja arrijë vallë?

Nga ana tjetër a do t’ja dalin bluzat e bardha t’ja ndalin revanshin ministrit llafollog, të provuar edhe herë të tjera se nuk ka asnjë lloj strategjie për t’a realizuar rilindjen e shëndetësisë, përveç dëshirës për tu marrë me tenderat, me barnat, me shtimin e numrit të të punësuarve tarafor dhe menaxhimin e projekteve?

Pyesim pasi, në ndryshim nga më parë, në këtë protest të tretë kundërshtuese të nismës së Ministrisë së Shëndetësisë, bluzat e bardha e kanë zgjeruar gamën e kërkesave. Kërkesës për prapësim të procesit të testimit i kanë bashkëngjitur edhe tetë të tjera, duke përfshirë edhe dorëheqjen e ministrit Ilir Beqaj nga posti i drejtuesit superior të Ministrisë së Shendetësis. Gjë që është e sigurt se nuk ka për të ndodhur, por është po ashtu e sigurt se do të shërbejë si flakëndezës i mëtejshëm i konfliktit midis tij dhe komunitetit të cilin deri më tash ai e ka anashkaluar me mosllogaritje në venmdimarrje.

Respektim të autonomis së profesioneve tona të rregulluara me ligj. Përmirësim të kushteve të punës, ilaçe, ambjente, aparatura bashkohore, mjete. Rritje e shkallës së sigurisë në ambjentet shëndetësore. Protokolle klinike kombëtare për diagnostikim, mjekim dhe ndjekje në vijimësi. Rivlerësim të rolit dhe përfshirjes akademike të personelit mjekësore në spitalet univeristare. Edukimi në vazhdim, të jetë gurthemeli për vijimësinë e kualifikimit të stafit mjekësor professional. Tërheqja nga nisma antiligjore e testimit të bluzave të bardha. Dyfishim të rrogave, si në vendet fqinje. Dorheqje të ministrit të Shëndetësis”, janë kërkesat e peticionit të firmosur nga tetë mijë përfaqësues të bluzave të bardha, të artikuluara, dy ditë pasi Ministria e Shëndetësisë publikoi datat e testimit, duke thënë se ky proces është i pakthyeshëm.

Janë kërkesa të premtuara për tu realizuara nga Ilir Beqaj, në kohën kur i gjendur në rolin e sekretarit të PS-së u kërkonte votën shqiptarëve, por që ka premtuar bluzave të bardha edhe gjatë ditëve të para të emërimit si ministër i Shëndetësis. Janë kërkesa ende të parealizuara.

* Kryeredaktor i shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × three =