Çfarë i lidh “të fortët e shtetit” me grurin e skaduar serb? Pse hesht ministri shqiptar i Bujqësisë?

AktualitetKryesoreSociale
786
0
sample-ad

[vc_row][vc_column width=”1/1″][vc_single_image image=”24170″ border_color=”grey” img_link_target=”_self” img_size=”full”][vc_column_text]Sikurse shteti i Kosovës nuk e ka patur vullnetin për ta ndalur aferën me import-eksportin e miellit të skaduar serb edhe shteti shqiptar ka ndihmuar në fshehjen e të vërtetës së ndryrë brenda thasëve që kamionët e kompanisë “Devolli” kalonin rregullisht nga doganat…

  I përfshirë në debatin rreth furnizimit të shqiptarëve me miell të prodhuar prej grurit serb të destinuar për ushqim kafshësh, ish kryeparlamentari i Kosovës,Jakup Krasniqi ka artikuluar akuza të renda në adresim të atyre që ai i etiketon si “ më të fortët e shtetit”.

“Fajin për problemin e shpërfaqur së fundmi me kompaninë “Devolli” e kanë krerët shtetërorë, pasi, pas kësaj Kompanie qëndrojnë “më të fortit e shtetit”, citon Krasniqi duke vazhduar:

“Nëse ata e kanë shtetin me veti dhe pa dyshim që e kanë, atëherë sulmi kundër tyre nuk është në adresën e duhur, pasi i gjithë sistemi shtetëror, bankar e financiar dhe ai i Drejtësisë janë krijuesit dhe mbrojtësit e kësaj Kompanie monopoliste. Nuk ka gjë më të lehtë për shtetin i cili e ka në disponim edhe Drejtësinë e BE-së, për të verifikuar ligjshmërinë e kësaj Kompanie monopoliste. Natyrisht, nëse ka vullnet politik te dyanshëm (qeveri – EULEX)”.

Sigurisht z. Krasniqi i adresohet shtetit të Kosovës, nën juridiksionin ligjor të të cilit Kompania “Devolli” e ushtron veprimtarinë e saj. Por termi “të fortët e shtetit”, i përdorur prej tij përfshin edhe të fortët e shtetit shqiptar amë, përderisa kjo kompani prej vitesh të njejtin aktivitet e ka ushtruar edhe duke e eksportuar miellin serb të kafshëve në Shqipëri, madje në rrugë të rregullt doganore.

Dhe duke qenë kështu na lind e drejta që të njejtë pyetje, pra “çfarë i lidh të fortët e shtetit” me grurin e skaduar serb t’ia adresojmë edhe shtetarëve të Shqipërisë. Sikurse dhe pyetjen tjetër: A kanë patur dijeni autoritetet kompetente shqiptare rreth kësaj afere kriminale? Po vullnet për ta ndalur a kanë patur?

Se që shteti i Kosovës nuk e ka patur vullnetin dhe dëshirën për ta ndalur këtë aferë të pastër e me pasoja tepër të renda për shëndetin e konsumatorëve shqiptar të Kosovës dhe Shqipërisë, kjo nuk ka nevojë për diskutim. Por po të njejtën mosdëshirë, nga sa duket, e ka patur edhe shteti shqiptar, që jo vetëm ka bërë spektatorin, por edhe ka ndihmuar në fshehjen e të vërtetës, së ndryrë brenda thasëve me miell që kamionët e kompanisë “Devolli” kalonin rregullisht nga dogana e Morinës etj.

Pasi afera me cilësinë e dyshimtë të miellit të importuar nga Serbia e të eksportuar në Shqipëri nuk ka nisur tani, sikurse ka qenë pjesë mediatike edhe më parë debati rreth cilësisë së tij.

Në muajt gusht, shtator e tetor të vitit të shkuar mielli e krundet e importuara, por edhe dyshimet për futjen e miellit serb të prodhuar nga gruri i kafshëve me destinacion përdorimin për produkte brumi njerëzore, si edhe protestat e denoncimet e tregtarëve shqiptar të miellit, gjeneruan shpërthim. Duke detyruar të përfshihej në të edhe ministrin e Bujqësisë Edmond Panariti. Qëndrimin e të cilit e jep qartazi raportimi i mëposhtëm i gazetës “TemA”, dt. 9 tetor 2014, me titullin: “Panariti ndërron qëndrimin për miellin kosovar:..”.

“Gjatë fundjavës Ministri i Bujqësisë lëshoi një deklaratë nga Tirana, që në Prishtinë krijoi rrëmujë. Për të qetësuar gjithçka, Edmond Panaritit iu desh të marrë rrugën për Prishtinë të mërkurën. Ai tha se deklarata e dhënë në Tiranë është keqkuptuar, siç ka thënë ai, nga mediat.

Ministri i Bujqësisë së Shqipërisë pati një takim me kryeshefin e AUV-it dhe me përfaqësuesit e bizneseve, larg syrit të mediave. Por, pas takimit ai doli para mediave dhe “shfajësoi” veten, duke thënë se deklarata e tij se mielli i Kosovës nuk plotëson standardet të tregtohet në Shqipëri, ishte keqkuptuar.

Ai madje tha se të gjitha produktet bujqësore nga Kosova, të cilat i plotësojnë standardet evropiane, përfshirë edhe miellin, mund të eksportohet pa asnjë problem në Shqipëri, raporton “Zëri”.

Panariti po ashtu shtoi se në këtë takim u dakorduan për adaptimin e një standardi unik, për çështjen e sigurisë së ushqimeve dhe se kjo bën që të hiqet çdo lloj pengese në lëvizjen e lirë të mallrave ushqimorë, jo vetëm të miellit…

Ai pa hezituar tha se edhe në këtë takim ishte konfirmua se mielli, i cili është për eksport në Shqipëri, ka përqindje 12.5 të proteinave dhe se nuk do të ketë kurrfarë pengese.

Ndërsa tha se deklaratat e tij për miellin e importuar, të cilin e ka quajtur “krunde”, janë keqinterpretuar dhe se nuk do të këtë asnjë barrierë për importuesit kosovarë të miellit, të cilët i plotësojnë standardet e BE-së.

Analizat nga ana e AVUK-ut vërtetojnë se mielli plotëson standardet, kjo nuk paraqet pengesa”, ka thënë Panariti”.

Këto janë ato çka ministri në detyrë i Bujqësisë, Edmond Panariti i ka deklaruar rreth katër muaj më parë. Duke fshehur të vërtetën rreth cilësisë së grurit të eksportuar në Shqipëri nga Kosova, e që sikurse është dëshmuar këto ditët e fundit del të jetë i mrekullueshëm si ushqim për kafshët, por jo për njerëzit.

Për ta bërë sa më të besueshëm këtë deklarim, në atë kohë, ministri Panariti përdori analizat e AVUK-ut, autoritetit të kontrollit ushqimor të Kosovës, ndërkohë që sakaq ende nuk ka patur një prononcim prej tij lidhur me skandalin e shpërthyer më së fundmi e që sjell prova që vërtetojnë se mielli i importuar nga Kosova në Shqipëri jo vetëm është prodhuar nga grur serb për kafshët, por, përveç ndikimit negative në shendetin e popullsisë, po bëhet shkak që të çekulibroj e shpjerë drejt falimentimit industrinë shqiptare të miellit. Gjë kjo e paralajmëruar mediatikisht edhe nga Unioni Tregtar Shqiptarë, që ditë më parë deklaroi se: ” Heqja e taksës doganore, si dhe ardhja e miellit serb, të prodhuar me grurë jashtë standartit, po detyron prodhuesit e miellit në Shqipëri të mbyllin fabrikat e tyre, duke bërë të shkohen dëm mbi 130 mln euro investime, nga të cilat rreth 50 mln janë kredi bankare në procesin e shlyerjes”. Por do të krijoj edhe jo pak problem sociale, shëndetësore etj., për popullsinë konsumatore. Xhovani SHYTI

* Marrë nga “arberianews”. 

 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fourteen + fourteen =