Shqipëria, sipas"Amnesty International": Problem dhuna në familje, vrasjet e 21 janarit dhe zhdukja e Remzi Hoxhës

AktualitetKryesore
197
0
sample-ad
Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Amnesty International”, ka publikuar raportin e saj vjetor, ku thekson se në Shqipëri, dhunë në familje mbetet një fenomen problematic në shoqërinë shqiptare duke theksuar se të mbijetuarit e kësaj dhune rrallë mbrohen nga drejtësia. Sipas “Amnesty International”, në Shqipëri vijon mosndëshkimi për rastet e torturës dhe keqtrajtimit në familje.

Po ashtu një tjetër problem sipas raportit në fjalë është edhe strehimi dhe ndihma për njerëzit e pastrehë dhe që jetojnë në varfëri, kryesisht komuniteti rom. Sipas raportit, strehimi i përshtatshëm për këtë kategori njerëzish mbetet shumë i kufizuar përkundër zotimeve të qeverisë.

 

Në vitin 2014, 3094 raste të dhunës në familje, nuk marrin drejtësi

“Amnesty International” nënvizon se në vendin tonë deri në fund të muajit shtator, 3 mijë e 94 raste të dhunës në familje janë raportuar në polici, ku gratë ishin viktima në shumicën dërmuese. Por vetëm një e treta e rasteve (rreth 1 mije e 200) iu nënshtruan procedurave penale. Jo vetëm kaq, por siç thuhet në raport, nga këta 3 mijë e 94 raste, rreth 1 882 gra në Tiranë kanë kërkuar masa mbrojtëse në procedura civile, por në Gjykatën e Qarkut në Tiranë, më shumë e dy të tretat e kërkesave janë tërhequr apo ndërprerë. Ndërsa në rastet kur janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes, shpesh nuk janë zbatuar.

“Në qershor Këshilli i Lartë i Drejtësisë publikoi një përmbledhje të rasteve të dhunës në familje nga 38 gjykata dhe ndryshimet e rekomanduara në ligjin dhe praktikën gjyqësore. Ai gjeti se procedurat penale ishin të ngadalshme dhe gjykatat shkelnin afatet procedurale shqyrtimin e urdhrave të mbrojtjes dhe dhënien e vendimeve.” thuhet në raport

 

21 janari dhe vrasja e Aleks Nikës ende në hetim

Raporti risjell në vëmendje edhe tragjedinë e 21 janarit, si dhe rastin e vrasjes së një prej demonstruesve, Aleks Nikës. Sipas “AI”, rasti i vrasjes së Nikës është në hetim nga Prokurorët, ndërsa për mos arrestimin e gjashtë oficerëve të Gardës së Republikës, organi i akuzës ka ngritur akuza edhe kundër ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj dhe zëvendësit Agron Kuliçaj.

“Prokurorët shqyrtuan rastin e Aleks Nikës, një demonstrues i cili vdiq pasi u qëllua gjatë demonstratave kundër qeverisë në janar të vitit 2011 në Tiranë. Në muajin maj, oficerët e policisë të cilët dyshoheshin për keqtrajtimin e disa demonstruesve gjatë dhe pas protestave, u morën në pyetje. Në korrik, prokurori shtetëror ngriti akuza kundër ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së dhe zëvendësit të tij për dështimin e arrestimit të gjashtë oficerëve të Gardës së Republikës të dyshuar së kanë shtënë kundër demonstruesve.” theksohet në raport

Raporti: Mos zbulimi i trupit të Remzi Hoxhës rast flagrant, u premtua nga Rama
“Amnesty Internatinal” ndalet edhe tek zhdukja e trupit të Remzi Hoxhës, shqiptaro-maqedonasit të zhdukur në vitin 1995, duke e cilësuar këtë si një rast flagrant mos gjetjen e trupit të tij, pavarësisht premtimit të Kryeministrit.

“Vendndodhja e trupit të Remzi Hoxhës, një shqiptar etnik nga Maqedonia i cili u zhduk me forcë në vitin 1995 nga agjentët e Shërbimit Informativ Shqiptar (SHIK), nuk iu tregua të birit, pavarësisht nga deklaratat e kryeministrit në vitin 2013 se vendndodhja e varrit të tij do të  identifikohet.” thekson Amnesty International..

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × five =