A po afrohen vallë?!

Opinion
210
0
sample-ad

Nga: Ben Andoni

Shqipëria, në këtë skakierë të re ndërkombëtare, është jo vetëm e vogël por ka edhe një pozitë delikate për arsye se një pjesë e madhe e qytetarëve të saj janë myslimanë sunitë. Mesazhet e shpërthimeve, por edhe realitetet historike të komunitetit mysliman nuk mund të merren më me shaka, kur një pjesë e disa të papërgjegjshmeve arrijnë e thonë se “nuk i njohin ligjet e shtetit shqiptar, por njohin vetëm Sheriatin”.

“ISIS në Romë, dashtë Zoti” ka qenë një postim i fundit në twitter i subjekteve të këtij organizmi, që ka bërë vend menjëherë në morinë e lajmeve të tensionuara të Evropës. Më së pari, te vetë organet fqinje të Sigurisë Kombëtare. Në këtë rast, Shqipëria duhet të shqetësohet njësoj si Italia, pasi është një nga vendet transite, nëse dora e ISIS-it do arrijë të zgjatet deri tek fqinjët. Po ndërsa në vendet e Evropës mendohet seriozisht, duket se organet tona të Sigurisë janë të përgjumura dhe kujtojnë se e kanë hedhur poshtë këtë rrezik. Koha po tregon se rreziku i tyre është gjithnjë e më shumë evident. Është i tillë për shkak të mbijetesës së gjatë së ISIS-it dhe karshillëkut të hapur që po i bën Evropës, që edhe pa të, ka siklete të panumërta me krizën ekonomike dhe atë ruse. Si pjesë e koalicionit anti-terror, Shqipëria ka pse t’i trembet edhe për faktin e disa lidhjeve direkte, që ka me strukturat e ISIS-it, si shumë vende të tjera evropiane dhe ballkanike. Por, më shumë se kaq vendi ynë duhet t’i trembet kaosit, që mbart besimi mysliman në vend, e që shkon nga problemet e brendshme, por edhe ngritjes së një numri të madh xhamish pa leje në vend. Në një intervistë të fundit, myftiu i Tiranës kur u pyet për rrezikun e individëve të lidhur me ISIS dhe këtë përgjigje: “Mund të ekzistojë dhe mund të ketë ndonjë individ të caktuar që mund të ketë qasje ekstremiste. Kjo i përket individëve, botëkuptimit të tyre. Nuk ka të bëjë me  imazhin e përgjithshëm, me sensin e fesë islame. Dhe këta individë janë të pranishëm kudo”.Pikërisht për këta të fundit, kërkohet bashkëpunimi i Komunitetit mysliman, një element që ka munguar krejtësisht. Të mos harrojmë se organet e Sigurisë Kombëtare do të reagonin me vonesë ndaj tyre, duke arrestuar deri imamë, kurse në komunitetin e tyre, propaganda që bënin deri më atëherë nuk përbënte fare problem. Aqsa Shqipëria, llogaritej si pjesë e të ashtuquajturit Kalifat të Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, nga ku kreu i vetëshpallur kalif Abu Bakr al-Siddiq ka drejtuar shumë mesazhe. Dhe, në të gjitha këto me idenë e kalifatit po kalohen realitete shtetesh dhe ata po përpiqen të dalin mbi interesa gjeopolitike dhe strategjike. Evropa po e përjeton me shqetësim, jo thjesht prej propagandës, që të sjell ndërmend disi kohën e Che-së, por edhe brishtësisë pa fund të subjekteve të saj. Pasi për fatin e keq, kontinentit tonë prej vitesh i mungon një diplomaci funksionale që të jetë mbi shtetet përbërëse së kupolës së Brukselit. Për probleme madhore nuk thirret më në bisedime Brukseli, që të jetë në radhë të parë, por direkt krerët Merkel dhe Holland.

Shqipëria, në këtë skakierë të re ndërkombëtare, është jo vetëm e vogël por ka edhe një pozitë delikate për arsye se një pjesë e madhe e qytetarëve të saj janë myslimanë sunitë. Mesazhet e shpërthimeve, por edhe realitetet historike të komunitetit mysliman nuk mund të merren më me shaka, kur një pjesë e disa të papërgjegjshmeve arrijnë e thonë se “nuk i njohin ligjet e shtetit shqiptar, por njohin vetëm Sheriatin”.

Problemi më i madh, larg këtyre lunatikëve qëndron në faktin sesa realisht është fuqia e tyre për t’u afruar në Evropë. Nëse synojnë Italinë, atëherë Shqipëria është transiti më i afërt dhe kjo duhet të na shqetësojë. Më mirë pak lodhje tani për subjektet e Sigurisë që ta identifikojnë problemin e vërtetë, sesa sfilitjen e mëvonshme nëse ata avancojnë. Mbase s’janë kaq të frikshëm. Por a po afrohen vallë?! Kjo duhet precizuar qartë.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + five =