Pranga arkëtarit të Bashkisë së Kuçovës, vodhi pagesat e çerdheve dhe kopshteve

AktualitetKronike
207
0
sample-ad

Strukturat e Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Beratit vunë në pranga 45-vjeçarin Arben Pjetri banues në Kuçovë, me detyrë arkëtar në Bashkinë Kuçovë. Sipas policisë, 45-vjeçari ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën paratë që prindërit derdhnin në Bashki për pagesat mujore të kopshteve dhe çerdheve të fëmijëve.

Bëhet e ditur se vjedhja e kësaj shume të konsiderueshme është bërë nga pagesat e prindërve për fëmijët e tyre në 5 kopshte e 5 çerdhe. Po ashtu burime nga Policia e Beratit thane se shuma prej 2.7 milione lekë është përvetesuar nga arketari në tre vjet.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

14 − fourteen =