Përjashtohet zv/drejtori i policisë së Korçës dhe dy efektivët që dhunuan një qytetar

AktualitetKryesore
291
0
sample-ad

Nëndrejtori i policisë së Korçës dhe dy efektivët që dhunuan pak ditë më parë një 33-vjeçar në këtë qytet janë përjashtuar nga detyra. Nëndrejtori Arben Hyseni dhe dy efektivët Nevzat Blushi dhe Robert Memelli janë përjshtuar sot për shkak të dhunimit të Tomi Mishës.
Dy efektivët e dhunuan 33-vjeçarin në prani të nëndrejtorit dhe gjithçka u filmua me një kamera amatore, e cila më pas u publikua në media. Misha, i cili vijon të jetë i shtruar në spitalin e Korçës, u dhunua pasi i gërvishti pa dashje mjetin nëndrejtorin e policisë. Gjykata e Korçës i hoqi një ditë më parë masën e arrestit Tomi Mishës, por i vendosi masën e detyrimit me paraqitje.

Videoja e incidentit të 33-vjeçarit u publikua të premten e 20 shkurtit, ndërsa sot, dy efektivët Robert Memelli dhe Nezat Blushi dhe zëvendësdrejtori Arben Hyseni, u përjashtuan nga radhët e policisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + 16 =