Rrëfimi i të penduarit të drejtësisë Kristi Pine: Vrasjen e parë e bëra sapo dola nga burgu etj.

AktualitetKronikeKryesore
273
0
sample-ad

Kristi Pine, i arrestuar nga policia disa ditë më pare, në akuzën e qënies pjesë e një grupi të strukturuar kriminal në vrasjet me pagesë, por edhe si autor i një sërë vrasjesh, ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë duke rrëfyer një sërë vrasjesh të bëra nga ai dhe grupi në të cilin bënte pjesë.

Vrasjen e parë e kam kryer vetëm një javë sapo kisha dalë nga burgu, ka pohuar Pine, i penduar dhe i venë në dispozicion të organit të hetimit të bandës së rrezikëshme të vrasjeve me pagesë.

Në deklaratën e dhenë Policia e Shtetit tha se Kristi Pine u lirua në mesin e qershorit të vitit të kaluar nga burgu i Bradasheshit të Elbasanit, pasi ishte dënuar me 3.4 vjet për vjedhje me armë. Vetëm pak ditë më pas, më 25 qershor 2014, ai ka shkuar në Shkodër, ku me urdhër të Admir Tafilit, të cilin e kishte njohur në burg, ka ekzekutuar Ibrahim Manin. Lidhur me këtë ekzekutim Pine ka pranuar se këtë të fundit e ka vrarë në kopështin e shtëpisë së vet.

Kristi Pine u arrestuar në vitin 2012 për një vjedhje me dhunë, por, ndërsa Prokuroria e Elbasanit kërkoi dënimin e tij me 9 vite burg, Gjykata e Elbasanit e dënoi atë me vetëm 3.4 vjet burg, duke llogaritur këtu edhe kohën e paraburgimit. Pinë tashmë ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë dhe ka rrëfyer një sërë vrasjesh të bëra nga ai dhe grupi në të cilin bënte pjesë. Si të përfshirë në këto vrasje akuzohen edhe Alfred Qefalia dhe Aleksandër Gora, ndërkohë që urdhërat i merrnin nga Admir Tafili, që aktualisht ndodhet në burg. shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =