Kompania "Apple iCar" gati në vitin 2020!

Shkenceknologji
210
0
sample-ad
image

Kohëve të fundit është folur mjaft shumë për projektin e ri dhe ambicioz të kompanisë Apple, përkatësisht projektin e saj madhështor për krijimin e veturës Apple iCar, që mendohet se do të jetë një makinë që drejtohet vetë.

Tashmë është kuptuar se Apple ka punësuar shumë njerëz nga kompani të ndryshme për projektin e saj të ri, dhe kompania që do ta zhvillojë makinën e Apple thuhet se do të jetë kompania Tesla.

Sipas Bloomberg thuhet se Apple ka plane që të lansojë veturën e saj me auto-pilot në vitin 2020.

Kohëve të fundit është raportuar se ekipi i Apple për iCar tashmë përfshin rreth 200 njerëz nga industria, dhe inxhinierët kryesor janë punësuar për krijimin e robotikës dhe baterisë së veturës.

Do të jetë interesante të shihet nëse Apple do të arrijë që brenda një të ardhme të afërt ta lansojë veturën e saj të re.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 10 =