Juventus fiton sfidën e parë. Dortmund dorëzohet 2-1 (Video)

Sport
151
0
sample-ad
77a8b6c11adb8dae5e7d978f9bdac450_13053_immagine_obig

 

Skuadra e Allegrit mund 2-1 gjermanët në Juventus Stadium. Në datë 18 Mars ndeshja e kthimit në Dortmund ku juventinët i pret ferri i “Sudtribune”.

Torino-Një Juve e gatshme dhe në formë,në fund del fituese ndaj një Dortmund jo optimal. 2-1 në Juventus Stadium.Firmosin Tevez-Morata dhe për Dortmund ylli i kësaj skuadre Marco Reus. Një histori tjetër pritet të jetë transferta e Juventusit në Gjermani.Dallohet se ekipi i Max Allegrit kërkoi me ngulm golin e tretë por topi i Tevez dhe i Pereyra ishte pak centimetra larg portës.Tekniku Livornez shtanget nga gabimi i Chiellinit por kënaqet me dyshen e sulmit Tevez , Morata dhe me mbështetësin e tyre Paul Pogba. Nuk shënon dot Immobile i cli u fut në mënyrë surprizuese që nga minuta e parë nga trajneri Kloop.
Ekipi verdhezi ka epërsi në fushë por jo në sulm. Përpiqet por sulmi nuk shtyn dot përpara. Juve përdor kundërsulmet për të carë.Morata adreson një top të fuqishëm dhe devijimi i zorrshëm i Weidenfeller nuk merr drejtimin e duhur .Schmelzer përpiqet por pozicioni i topit në ato momente nuk kishte si të mos shkonte në rrjetë. Vjen kundërpërgjigja e shpejtë e gjermanëve që përfitojnë nga rrëshkitja e Chiellinit. Reus merr topin dhe tete a tete me Buffon e mashtron duke shënuar në krahun e kundërt nga u hodh italiani. Dortmund provon por nuk rezulton asgjë me sukses.Dhe Juventus del rrezikshëm por nuk mjafton. Minuta e 43′ gjen autor goli spanjollin Morata. Pogba nga krahu i majtë dërgon një top për Alvaro Moratan i cili e ka të thjeshtë të dërgojë topin në rrjetë.
Juvetnus Stadium në delir.
Në pjesën e dytë Kloop duhet të bëjë me një Piszcek më pak i detyruar të largohet për dëmtim shkaktuar nga Pogba.Alternativa të pakta për Kloop që mund të kënaqet me golin në transfertë.
Juventus mundohet të realizojë sërisht por topi i Tevez dhe Roberto Pereyra kalojnë pak centimetra larg portës së Weidenfeller.
Juventus duhet të mbrojë dy golat e marra në Itali ku një fitore 1-0 e Dortmund mund të kalonte gjermanët.

 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + one =