Inspektoriati padit penalisht kryebashkiakun e Gjirokastrës, Flamur Bime përgjigjet…

AktualitetKryesorePolitike
327
0
sample-ad

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin aktual të bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime, si dhe disa zyrtare të tjerë, ndërkohë që në orët e mbrëmjes i akuzuari Bime i ka kthyer përgjigje Inspektoriatit  duke thënë se…

Vendimi i IKMT ka ardhur për shkak të një vendimi të miratuar nga Bime në kohën kur drejtonte KRRT e këtij qyteti për ndërtimin e një pallati 7 katesh në lagjen “18 shtatori” të këtij qyteti në kundërshtim me legjislacionin shqiptar.

Leja është dhënë me afat një vit në vitin 2009, por më pas në kundërshtim me çdo të dhënë urbanistike dhe të ligjeve është lejuar edhe një shtesë prej 5 katesh.

Vendimet janë dhënë pa pasur më parë dhe pa u bazuar në asnjë plan rregullues dhe asnjë studim urbanistik pjesor të miratuar sipas ligjit.

IKMT ka kallëzuar po ashtu edhe Kryeinspektorin dhe inspektorët e IKMT të bashkisë Gjirokastër, shtetasit Ilir Çumaku ish-sekretar i KRRT në Bashkinë Gjirokastër, shtetases Antoneta Çako ish-sekretare e KRRT në Bashkinë Gjirokastër, si dhe ish anëtarëve të Sekretariatit Teknik të KRRT Bashkia Gjirokastër.

Akuza për të gjithë shtetasit e mësiperm është “shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim”.

Por i menjëhershëm erdhi dhe reagimi i kyebashkiakut gjirokastrit.

I prononsuar për shtypi.net, Flamur Bime ka deklaron se : “Më në fund IKMT me kërkesën time personale erdhi edhe në Gjirokastër. Unë dhe institucioni që drejtoj me dokumente dhe fakte do të vërtetojmë se pretendimet e tyre janë të pabaza. Unë dhe strukturat përkatëse do të jemi në dizpozicion të organeve ligjzbatuese. Në dizpozivion të drejtësisë do të vëmë veten dhe dokumentat që faktojnë të kundërtën e pretendimeve të tyre“.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

fifteen − eight =