Arrest me burg ka qënë masa e sigurisë që Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë për 62 vjecaren Dituri Meni, e cila mbrëmjen e së shtunës ekzekutoi me thikë bashkëshortin e saj, Flamur Meni.
62 vjecarja ka pranuar krimin, ndërsa ka rrëfyer edhe në gjykatë se prej vitesh kishte konflikte më bashkëshortin pasi ky i fundit shpenzonte paratë e pensionit per bixhoz dhe për alkool.
Sakaq e njëjta masë sigurie për Dituri Menin u kërkua edhe nga prokuroi i çështjes. 66 vjecari Flamur Meni ndërroi jetë rrugës për në spital, teksa kishte marrë një plagë në zemër.
POST A COMMENT.