Eurozona mbështet planin e reformave të qeverisë greke

Ekonomi
159
0
sample-ad
Eurogroup President and Dutch Finance Minister Jeroen Dijsselbloem (centre), 24 February 2015

 

Ministrat e Financave të Eurozonës kanë miratuar propozimin me planin e reformave që do të ndërmarrë Greqia si një kusht për të përfituar nga shtyerja e programit të shpëtimit me katër muaj.

Masat e ofruara nga Greqia përfshijnë luftën ndaj evazionit fiskal dhe reformimin e sektorit publik.

Por kreu i FMN-së tha se nuk kishin “garanci të qarta” në fushat kyçe.

Parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian pritet të votojnë shumë shpejt zgjatjen e programit, duke qenë se ai ekzistues përfundonte më 28 shkurt.

Lista e reformave të kërkuara nga Eurozona për qeverinë greke mbërriti në mbrëmje dhe ministrant e financave të Eurozonës vendosën ta pranojnë. Për Athinën krijohet mundësia për të aprovuar zyrtarisht shtyerjen me katër muaj të programit të shpëtimit në pritje të një plani komplet të reformave.

Eurogroup në një deklaratë theksoi: “Ne u bëjmë thirrje autoriteteve greke për të zhvilluar më tej dhe të zgjerojë listën e masave reformuese, në bazë të marrëveshjes aktuale, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet.”

Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane (ECB) që të dyja deklaruan se propozimet greke ishin një “pikë e vlefshme e fillimit”.

Marrëveshja kishte “shmangur një krizë të menjëhershme,” tha Komisioneri Evropian për Çështje Ekonomike Pierr Moskoviç.

“Kjo nuk do të thotë që ne të miratojë këto reforma, kjo do të thotë një qasje është mjaft serioze për diskutim të mëtejshëm,” shtoi ai.

Por para miratimit ministri grek i financave, Janis Varufakis, tha se lista e dorëzuar nga qeveria e tij pranë eurogrupit është mjaft e mirë dhe duhet të aprovohej.

Edhe shefi i eurogrupit, Jerun Dajselblum tha se Athina ka pranuar të ndërmarrë reforma, por paralajmëroi se do të duhet pak kohë para se propozimet të aprovohen.

_81196790_flagsafp

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − 15 =