Jepnin dëftesa false, arrestohen ish-drejtuesit e shkollës së mesme

AktualitetKronikeKryesore
224
0
sample-ad

Dy ish-drejtues të shkollës së mesme në Cërrik janë arrestuar nga Policia e Elbasanit. Shkak është bërë ngritja ndaj tyre  e akuzës “shpërdorim detyre dhe korrupsion”. Sipas Policisë locale, në pranga kanë rënë ish-drejtori ,Albion Vogli dhe nëndrejtori i gjimnazit “Koço Komino”. Dy shtetasit në fjalë, konfirmoi Policia, gjatë kohës që ishin në detyrë kishin lëshuar dëftesa false për tre persona kundrejt një tarife të paguar nën dorë.

Policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë edhe ndaj shtetasve me iniciale E.B, M.R dhe S.B, përfituesit e dëftesave false.
Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 + 7 =