"El Pistolero" fundos Man Cityn.Goli i Aguero rrit shpresat (VIDEO)

Sport
192
0
sample-ad
1424808781580_spt_tr_mancity_barcelona_16_08852_immagine_obig

 

Suarez Show,dopieta e parë në Champions dhe i hedh Barcelonës një këmbë në raundin tjetër.Aguero shkurton në pjesën e dytë.Messi humbet 11 metërsh në fund të takimit.

Manchester-.Ashtu si një vit më parë,Barcelona vendos diktatoriat në Etihad Stadium ndaj Man City-t. Blaugranat fitojnë 1-2 fal dopietës së shpejtë të Luis Suarez,një dopietë që ndihmon Barcelonën por që siglon gjithashtu dhe dopietën e parë të uruguajanit. Fitorja e 6 në Uefa Champions League për Luis Enrique. Vetëm PSG i ndalte 3-2. Manuel Pellegrini njeh humbjen e katërt pas asaj me Bayern Munchen brenda dhe jashtë dhe me CSKA.

Edhe pse vendasit nisin mirë lojën dhe një mentalitet agresiv për të mbyllur sulmet katalanase në minutën e 12 Suarez tenton dy herë dhe në të dytë realizon golin e avantazhit. Nga ai moment Barcelona merr disi frenat e lojës por dhe City nuk tërhiqet nga sulmi.City provon dhe i afrohet barazimit pas krosimit të Agueros për Dzeko. Aksionet sulmuese të Barcelonës kalojnë nga Suarez. Messi kontrollon topin mjaft mirë dhe e hap në krahun e majtë ku gjen Jordi Alban e lirë. Ky i fundit krijon një dialog me Suarez me kontakt syri dhe e gjen “El Pistoleron” në mënyrë gjeniale dhe ky i fundit duhet vetëm të shtyjë topin në rrjetë.Barcelona i afrohet dhe 3-0 por godtijet e Neymar apo Dani Alves nuk përfundojnë në rrjetë.

City rikthehet më ndryshe në fushë.Dzeko dhe Aguero duken në ditën e tyre më të mirë por duket se goli nuk i do ata. Aguero shpërdoron dy raste të rëndësishme përpra se ai të realizonte golin e 2-1 në minutën e 73′ pas një këmbënguljeje individuale në metrat e fundit duke mposhtur Ter Stegen i cili ngjante si një një Manuel Neuer tjetër. Clichy lë me 10 lojtarë Cityn por ai në fund të ndeshjes akuzon arbitrin duke thënë:”Ndërhyrjet e mia nuk ishin kaq të rënda sa për karton të kuq,lojtarët e Barcelonës luanin më fortë dhe ata meritonin karton të kuq jo unë.”
Episodet nuk kishin fund. Dani Alves largohet nga fusha dhe duke u ngjitur tek shkallët e pankinës godet me shkelm shishet me ujë aty pranë duke treguar një shenjë përcarjeje. Neymar ndërrohet gjithashtu dhe konfrontohet me një tifoz të Man Cityt i cili e akuzon për simulues dhe në fund të sfidës ka një përplasje të vogël.

Pas sfidës mediat angleze dyshojnë për një kafshim nga Suarez kundrejt Demichelis.

18 Marsi nuk është shumë larg dhe City do të provojë cdo gjë sepse nuk ka asgjë për të humbur.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =