Djali 24-vjeçar shet virgjërinë për 2000 euro

Histori te rralla
170
0
sample-ad

Një 24-vjeçar nga Rumania vendosi që të shesë virgjërinë e tij pasi mësoi se kishte shumë femra që e bënin këtë gjë, por Sorin Georgian Salinievici ka vendosur një çmim të lartë për herën e tij të parë: 2000 euro. Gjithashtu, ai do të pranojë oferta vetëm nga dikush që “ ka pamje të pranueshme”.

“Kam lexuar për femra që shesin virgjërinë dhe mendova se nëse ato e bëjnë këtë, mund ta bëj edhe unë. Gruaja që do e blejë virgjërinë time duhet të ketë pamje të pranueshme. Nuk po them të jetë shumë e bukur, por të jetë normale dhe të jetë njeri i mirë”, thotë Sorini, i cili ka lënë universitetin pasi nuk i përballonte dot tarifat.

“Nuk po e bëj për qejf këtë gjë, por për të zgjidhur problemet ekonomike. Nuk e shes virgjërinë për më pak se 2000 euro”, shtoi 24-vjeçari.

Ndërsa një nga shokët e tij shprehet: “Ka pasur të dashura, por kurrë nuk ka gjetur vajzën e duhur me të cilën të ketë marrëdhënie seksuale.”

24-vjeçari shet virgjërinë për 2000 euro<br />

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eight − 5 =