Terror i paparë në restorant, vret tetë persona, ekzekutohet nga policia

AktualitetKronikeKryesore
166
0
sample-ad

Policia nuk dha detaje rreth rrethanave dhe motiveve të masakrës, pasi shkoi menjëherë në vendngjarje dhe rrethoi krej zonën, por, lidhur me autorësinë e krimit makabër , konfirmoi se bëhet fjalë për një shtetas 60-vjeçar me probleme psikike i cili ishte banor i zonës ku ndodhi tragjedia.

Tetë persona kanë mbetur të vrarë pasi një person qëlloi me armë në një restorant në Uhersky Brod në Çeki. Në restorantin ku ndodhi masakra ishin të pranishëm mbi 29 persona dhe agresori është qëlluar menjëherë për vdekje nga policia.Po ashtu një grua u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia nuk përjashton mundësinë e marrjes peng të disa personave të tjerë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar të gjithë zonën. Sipas autoriteteve vëndase atentatori është një 60-vjeçar me probleme psikike dhe jeton në zonën ku ndodhën vrasjet.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + seventeen =