Deputeti Blushi mohon të jetë kandidat për Bashkin e Tiranës, sugjerim Edi Ramës në përzgjedhjen e konkurentëve

AktualitetKryesorePolitike
228
0
sample-ad

Nëse deputetët e PS-së anashkalohen, siç ka një tendencë, nga përzgjedhja e kandidatëve, kjo do të ishte fatale dhe do të hynte në një garë shumë të vështirë duke pasur parasysh dhe konsumin e lartë të qeverisë “..

Ben Blushi ka deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, se nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por nga ana tjetër, deputeti socialist, i ka kërkua Ramës që të këshillohet me grupin parlamentar socialist për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet e 21 qershorit.

Nuk jam në garë për Tiranën, por mendoj se Rama duhet të këshillohet me grupin e PS-së për emrat e kandidatëve”, u shpreh Blushi. “Nëse deputetët e PS-së anashkalohen, siç ka një tendencë, nga përzgjedhja e kandidatëve, kjo do të ishte fatale dhe do të hynte në një garë shumë të vështirë duke pasur parasysh dhe konsumin e lartë të qeverisë “, shtoi Blushi. I cili ka komentuar edhe dorëheqjen e kryebashkiakut të Pogradecit nga detyra një ditë më pare, me fjalët: “Dorëheqja e tij është braktisje e detyrës”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − twenty =