SERIE A. Inter dhe Napoli fitojnë. Vazhdohet ritmi i fitoreve për dy skuadrat (Video CAG-INT)

Sport
108
0
sample-ad
464273110_28313_immagine_obig

 

Ndeshjet e të Hënës në Serie A dhanë rezultatet që priteshin. Napoli mund në shtëpi Sassuolon dhe Inter fiton në transfertë me Cagliarin. Nesër mbyllet java italiane me ndeshjen e shtyrë mes Genoas dhe Sampdorias.

Napoli 2-0 Sassuolo|(Zapata,61;Hamsik,70).Napoli kryen detyrën në San Paolo duke fituar 2-0 ndaj Sassuolos. Vendosin golat e kolumbianit Zapata dhe kapitenit Hamsik. Një fitore që e afron shumë ekipin e Benitez me vendin e dytë dhe rrit shpresat për një kualifikim direkt për në fazën e grupeve. Një turnover i Napoletanëve të cilit vinin nga fitorja e madhe 0-4 në Turqi ndaj Trazbon. Ndeshja e kthimit me turqit tanimë do jetë thjesht një ndeshje stërvitore.

Cagliari 1-2 Inter|(Longo,74/Kovacic,48;Icardi,69).Interi vazhdon rrugën e fitoreve në Serie A dhe kësaj rradhe në transfertë e vështirë në Sardenjë. Një pjesë e parë realtivisht e qetë dhe me një rast të shpërdoruar nga Podolski. Pjesa e dytë ndizet kur Kovacic pas rrëmujës në zonë shënon dhe me gishtin tek hunda simbolizon heshtjen e tifozëve. Icardi nuk mungon dhe shënon golin e 14-të në Serie A dhe i bashkohet Carlos Tevez. Pak minuta më vonë është ish-interisti Longo i cili detyron portierin argjentinas Carrizo të bëjë autogol. Interi është afër zonës Europa League me 35 pikë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 1 =