Selfie, drogë e armë, i burgosuri shqiptar shokon Austrinë

AktualitetKryesore
160
0
sample-ad
shqiptari i denuar

Kushtet e jetesës në burgjet austriake duket se janë jashtëzakonisht të mira, pasi të burgosurit kanë mundësinë të bëjnë “selfie” dhe të tregojnë “tufat” e parave që kanë, llojet e celularëve që përdorin, drogën, duhanin dhe pijet alkoolike që konsumojnë e, madje edhe të armëve që mbajnë!

“Asnjërën nga këto nuk do të duhej t’i kishte në qeli, por i burgosuri shqiptar ka mahnitur opinionin austriak me fotografinë “selfie” që tregon pasurinë e tij të disponueshme brenda në qelinë, ku vuan dënimin foto, që e ka publikuar në profilin e tij në “Facebook”, shkruan e përditshmja serbe Kurir.

“Por opinioni austriak është shokuar për së dyti, nga i njëjti person i burgosur. Kur policia është futur në qeli, për të kapur atë që kishte parë në foto, nuk ka gjetur asgjë, absolutisht asgjë”, shkruan “Kurir”.

Bruno Sladek, një nga autoritetet e burgut në Krems, ka thënë se policia është duke e vërtetuar autenticitetin e fotografisë, ndërsa gardianët janë duke ndjekur çdo lëvizjeje të të burgosurit që ka mahnitur opinionin austriak.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − nine =