OSHEE zgjat oraret në sportele deri në datën 28 shkurt

Ekonomi
134
0
sample-ad
Knk

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike OSHEE bën të ditur se në kuadër të masave për shërbimin ndaj klientit, ka zgjatur orarin e punës në sportelet e saj.

Kështu, deri më datë 28 shkurt, afati i fundit kur debitorët mund të përfitojnë mundësinë e lidhjes së marrëveshjes me OSHEE për t’i paguar me këstë ose të uljes me 80% të kamatëvonesës, sportelet e kompanisë do të qëndrojnë hapur deri në orën 22.00.

Kujtojmë, se kur nisi procesi i lidhjes së aktëmarrëveshjeve në dhjetor 2014, OSHEE vuri në dispozicion të klientëve orare pune me dy turne (deri në orën 20.00), përfshi edhe ditën e shtunë dhe të dielë.

Deri më sot janë hapur mbi 50 sportele të reja për të përballuar fluksin. OSHEE i bën thirrje debitorëve që të shfrytëzojnë oraret e vendosura në dispozicion, kurse klientët që duan të paguajnë faturën mund të përdorin Postën, bankat dhe tani së fundmi edhe pikat e transfertave të parave, ose përmes celularit.

Shumë shpejt pikat e tjera alternative do të zgjerohen, ku do të mundësohet e pagesa e faturave edhe në dyqane apo qendra tregtare (me tabelë Këtu Paguhet Energjia Elektrike)“, thuhet në një deklaratë të OSHEE.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve + 9 =