Mjekët në protestë, kërkojnë dorëheqjen e ministrit Ilir Beqaj

AktualitetKryesorePolitike
183
0
sample-ad

Për të  tretën herë bluzat e bardha kanë protestuar kundër testimit të tyre duke kundërshtuar nismën e Ministrisë së Shëndetësisë. Në mbeshteteje të mjekëve të kryeqytetit, kanë ardhur edhe mjekë nga Fieri dhe Shkodra. Paralelisht me protestën në qendrën terciare është zhvilluar protestë edhe në spitalin e Beratit.

Mjekët dhe infermierët e sistemit shëndetësor kanë hartuar një peticion të cilët kanë mbledhur rreth 8 mijë firma mbështetëse. Gjatë një proteste përpara urgjencës në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, ata bënë me dije që ky peticion do t’i dërgohet Presidentit, Kryeministrit, Parlamentit si dhe trupit diplomatik.

Këtë herë mjekët kanë shkuar edhe më tej me kërkesat e tyre duke kërkuar edhe dorheqen e ministrit Ilir Beqa.

Kërkesat e Mjekëve dhe Infermierëve:

Respektim të autonomis së profesioneve tona të rregulluara me ligj

Përmirësim të kushteve të punës, ilaçe, ambjente, aparatura bashkohore, mjete

Rritje e shkallës së sigurisë në ambjentet shëndetësore

Protokolle klinike kombëtare për diagnostikim, mjekim dhe ndjekje në vijimësi

Rivlerësim të rolit dhe përfshirjes akademike të personelit mjekësore në spitalet univeristare

Edukimi në vazhdim, të jetë gurthemeli për vijimësinë e kualifikimit të stafit mjekësor profesional  

Tërheqja nga nisma antiligjore e testimit të bluzave të bardha

Dyfishim të rrogave, si në vendet fqinje

Dorheqje të ministrit të Shëndetësis

Ndërsa ministria e Shëndetësisë 2 ditë më parë publikoi datat e testimit duke thënë se ky proces është i pakthyeshëm. Këtë të shtunë dhe të djelë testohen infermierët e QSUT për të vijuar më pas në data të tjera. Brenda marsit testimet në spitalet rajonale.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − one =