Luftoni alergjinë përmes ushqimeve

Shendeti
198
0
sample-ad
Luftoni alergjinë përmes ushqimeve

Alergjia është një fenomen që shkaktohet nga niveli i lartë i histaminës, e cila mund të zvogëlohet përmes brokolit dhe kungullit. Janë këto produkte ushqimore përfshirë dhe hudhrën e qepën të cilat na vijnë në ndihmë dhe na mbajnë sa më larg alergjisë.

Qepa dhe hudhra

Ndryshimet klimatike zgjasin lulëzimin e bimëve dhe në këtë mënyrë edhe përhapjen e polenit, e cila është arsyeja pse Akademia amerikane për Alergji, Astmë dhe Imunitet pretendon se sezoni i alergjisë mund të zgjasë edhe në vjeshtë.

Karota

Është e pasur me karroteonide, komponime që efektivisht largojnë alergjinë. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit, të cilët konsumojnë perime të pasura me karroteonide, më rrallë vuajnë nga alergjitë se sa të tjerët. Përveç beta-karotenit të përfshirë në karota, është e rekomanduar për të marrë edhe likopenë dhe luteinë.

Lakra jeshile

Sikurse brokoli, lakra jeshile zhbllokon sinuset, duke larguar rrjedhjen nga hundët dhe ethet që shoqërohen nga alergjia. Përveç kësaj, është e pasur me vitaminë A, e cila rrit imunitetin dhe largon simptomat. Studimet kanë konfirmuar se njerëzit, të cilët kanë probleme me mungesën e vitaminës A, shpesh vuajnë nga alergjia dhe astma.

Selinoja

Përveç se ndihmon me presionin e lartë të gjakut dhe dhimbjet kronike, selino lehtëson edhe simptomat alergjike. Selino vepron si antiinflamator dhe është e pasur me vitaminë C.

Është e rekomanduar të konsumohet e zier, sepse në këtë mënyrë do të ruajë të gjitha vlerat e rëndësishme.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 − 1 =