Lezhë, tre të maskuar grabisin dhe plagosin një person pranë banesës

AktualitetKronikeKryesore
278
0
sample-ad

 

 

 

index

Mbrëmjen e djeshme tre persona të maskuar kanë grabitur shtetasin Petrit Shtjefnin në afërsi të banesës së tij, duke e goditur me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15 në afërsi të fabrikës së tullave në Grykë-Zezë të Lezhës.
Sipas policisë, tre autorët e maskuar, të cilët qëndronin në hyrje të banesës së Shtjefnit banues në Grykë-Zezë, sapo ky i fundit ka zbritur ka zbritur nga mjeti i tij fuoristradë ML me targa AA898GU, i kanë kërkuar t’u dorëzonte lekët dhe sendet me vlerë që kishte me vete.

Por pas kundërshtimit të bërë nga ana e tij, autorët e kanë goditur atë me levë në kokë pa i shkaktuar dëmtime të rënda për jetën duke i marrë paratë dhe sendet me vlerë.

Krahas kësaj, tre të maskuarit i kanë marrë Shtjefnit armën e zjarrit tip pistoletë mod.54 me nr.13028817 të cilën ai e mbante me leje.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke u larguar më pas në një zonë të pyllëzuar. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ndërkohë, materialet për këtë ngjarje i kanë kaluar Prokurorisë së Lezhës, për vepraën penale “Vjedhja me dhunë e kryer në bashkëpunim”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 + five =