Kukësi barazon me Skëndërbeun dhe qëndron i vetëm në krye të Kategorisë Superiore

Sport
201
0
sample-ad
Vangjeli "dënon" Skënderbeun, 1-1 supersfida me Kukësin

Kukësi arrin të marrë një pikë të vlefshme në Korçë duke dalë i vetëm në krye të renditjes në kryendeshjen e javës së 23 të Kategorisë Superiore. Skuadra kuksiane mori një barazim me meritë ekipit të Skënderbeut në minutat shtesë të takimit duke u mohuar fitoren kampionëve. Skënderbeu nuk arriti që të mbante rrjetën të paprekur deri në fund duke humbur një shans të mirë për t’u ngjitur me pikë të barabarta me Kukësin dhe Tiranën në krye.

Ndeshjes u dominua nga skuadra korçare e Skënderbeut e cila pati raste të shumta, por golin e realizoi në pjesën e dytë me Abazin pas një pasimi të saktë të Lilajt në të minutën e 52’. Ky gol i dha qetësin skuadrës së drejtuar nga Mirel Josa.

Por megjithatë Kukësi nuk u dorëzua duke besuar deri në minutën e fundit dhe në të 90+3’ arriti që të fitonte një penallti pas një rrëmuje në zonë, të cilin ë shndërroi në gol Zeqiri duke vendosur heshtjen në stadiumin “Skënderbeu”.

Nënkampionët e vendit përfitojnë nga hapi falas i Tiranës në Laç duke marrë kryesimin të vetëm.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × three =