Angli, dy ish-ministra përfshihen në një skandal korruptiv (Video)

Aktualitet
307
0
sample-ad

Dy ish-ministra të jashtë të Britanisë së Madhe janë përfshirë në një skandal korrupsioni pak muaj para zgjedhjeve të përgjithshme, pasi janë filmuar duke ofruar shërbimet e tyre ndaj një kompanie fantazëm kineze në këmbim të mijëra stërlinave.

Malkolm Rifkind, emër i rëndësishëm te konservatorët e kryeministrit Devid Kameron dhe Xhek Strou, ministër i punës kur Britania nisi luftën në Irak, të dy mohojnë të kenë shkelur ndonjë rregull pasi kanë ofruar konsulencë në këmbim të një honorari.

Por sipas hetimeve të kryera nga e përditëshmja britanike “Telegraph” dhe televizioni “Channel 4″, ata nuk kanë ofruar të punojnë si profesionistë, por kanë kërkuar para në këmbim të ndikimit të tyre në pjestarët e tjerë të kabinetit.

Në filmime Straw tregonte se si kishte arritur të vepronte i fshehur dhe të përdorte influencën e tij për të ndryshuar rregullat evropiane në favor të një kompanie që e paguante 60 mijë stërlina në vit. Rifkind nga ana tjetër, mburrej se kishte mundësi t’i krijonte gjithkujt kontakte me cilindo ambasador në botë dhe paga e tij për vetëm gjysmë dite pune ishte rreth 6000 stërlina, ndërkohë që paga mesatare në një orë, e të punësuarve në Britaninë e Madhe, është rreth 14 paund.

Gjatë xhirimeve, Rifkind i thotë gazetarit të fshehtën që ai ka akses te të gjithë ambasadorët, ndërsa Strou mburret se si ka arritur të ndryshojë edhe rregullat e Bashkimit Europian në mënyrë që një kompani tjetër të përfitonte ekonomikisht.

Skandali ka bërë që lideri i laburistëve në opozitë, Ed Miliband, t’i kërkojë Kameronit që të ndalojë me ligj pjesëtarët e ekzekutivit që të kryejnë punë konsulence, ndërkohë që në parlamentin britanik, Rifkindit i është kërkuar të heqë dorë nga posti i kreut të komisionit të sigurisë, si dhe i është pezulluar tesera e partisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × five =