Paditet ministri i Shëndetësis Ilir Beqaj

AktualitetKryesoreSociale
335
0
sample-ad
Ilir-Beqaj

 

Urdhri i Infermierit ka ngritur padi civile në gjykatën Administrative ndaj urdhërit që detyron marrjen në testim të infermierëve, një urdhër ky i firmosur nga ministri i Shëndetësis, Ilir Beqaj. Në aktpadi kërkohet që urdhëri të pezullohet dhe, më pas të shfuqizohet edhe vendimi përkatës që e ligjëron dhe e mbështet testimin. Ka ndodhur në po të njejtën kohë që mbi tetë mije infermierët anëtarë të urdhërit, kanë deklaruar bojkotimin e provimit, që pritet të nisë pas dy ditësh.


Ndonëse ministri Ilir Beqja, prej më shumë se një here ka deklaruar se testi nuk ka qëllim largimet nga puna, në kerkesë padi shkruhet se në urdhërin e firmosur prej tij saktësohet se vetë përshkrimi i qëllimit të testit flet për papërshtatshmëri në ushtrimin e profesionit.

Ndërkohë që  sipas Urdhrit të Infermierit testi deformon procesin e edukimit në vazhdim, si bazë vlerësimi për personelin shëndetësor. Sakaq padia është depozituar pranë Gjykatës Administrative e cila për një çështje të tillë duhet te shprehet maksimumi brenda një afati kohore pesë ditor, që gjithsesi nuk ka për ta ndalur betimin e infermierëve gjithëkombëtar për ti qendruar besnik bojkotimit të procesit, gjë për të cilën edhe firmosur thirrjen.
Ndonëse ministria e Shëndetësis e rendit rritjen e shërbimit shëndetësor ndaj pacientit si një nga prioritetet e shërbimit të rilindur shëndetësor Presidenti i Urdhrit te Infermierit, Sabri Skënderi, ka deklaruar për mediat se me nismën e ndërmarrë ministri Beqaj po tregon të kundërtën. Testimi i personelit infermier ështe vendosur për tu mbajtur ditën e fundit të muajit mars, pra në datën 28 shkurt 2015, çka nga sa duket nuk ka për të ndodhur. shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 5 =