Gjoks i varur nuk është estetik. Ja gabimet që bëni

Tendence
411
0
sample-ad
Gjoks i varur? Ja gabimet që bëni

Gjoksi i varur nuk është aspak estetik, sigurisht asnjë femër nuk ka dëshirë të ketë një gjoks të tillë por ama shumica e tyre bëjnë disa gabime ‘të pafalshme’ të cilat reflektohen në mënyrë direkte tek pamja e siluetës.

Ja disa nga gabimet që bëni:

Vishni masën e gabuar të sytjenave ose thjesht fakti që vishni
Jeni konfuze? Disa studime thonë se sytjenat të cilat nuk sigurojnë shumë mbështetje, me kalimin e kohës shkaktojnë varjen e gjoksit. Sigurohuni që të merrni masën e duhur për trupin tuaj. Nga ana tjetër një studim 15 vjeçar, ka dalë në përfundimin se femrat që nuk përdorin aspak sytjenat kanë një gjoks më pak të varur se ato që i përdorin. Zgjedhja është e juaja.

Nuk pini ujë mjaftueshëm
Jo më kot ai është pija më magjike në botë. Mospirja mjaftueshëm e ujit mund të shkaktojë një lëkurë të dehidratuar e më vonë të rrudhur, e jo vetëm në fytyrë.

Nuk e mbroni gjoksin nga rrezet e diellit
Pëlqeni të vishni bluza pa mëngë në verë? Sigurohuni të vendosni krem kundër diellit në të gjithë lëkurën që do të ekspozohet. Dëmtimi nga dielli mund të shkaktojë plakje të parakohshme dhe varje të lëkurës.

Pini duhan
Një studim 8 vjeçar ka zbuluar se pirja e duhanit mund të kontribuojë në varjen e lëkurës e të gjoksit, shkruan Anabel. Si? Ai dëmton elastinën, e cila është lënda që i jep lëkurës pamjen e shëndetshme e të re.

Ndryshimet drastike të peshës
Nëse ju jeni nga ata personat që mbajnë dietë për pak kohë e më vonë rifitojnë sërish aq peshë sa humbën (ose më tepër), pra nuk mbani një regjim të rregullt ushqimor, atëherë gjoksi juaj do të vuajë shumë. Lëkura humbet elasticitetin kur tendoset, pra kur shtoni peshë menjëherë. Kur e humbni, vendi i parë që do të krijojë probleme është gjoksi, sepse pjesa më e madhe e tij përbëhet nga inde dhjamore.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 − 3 =