Tiranë, 11 grabitje për 2 javë, arrestohet 19-vjeçari nga Bathorja

AktualitetKronikeKryesore
377
0
sample-ad

Një 19-vjeçar përfundoi në pranga si autor i 11 vjedhjeve, të kryera brenda një harku kohor prej 2 javësh. I riu Aleksandër Mema, banues në Bathore, u arrestua nga blutë e kryeqytetit pasi kishte grabitur një sasi parash në një dyqan në rrugën “Don Bosko” në kryeqytet.

Pas arrestimit, Policia e Tiranës zbuloi se Mema kishte kryer edhe 10 grabitje të tjera. Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën “Don Bosko” në Tiranë dyshohej se një i maskuar ushtroi dhunë ndaj shtetasit P.M., duke grabitur para nga dyqani i tij. Ngjarja është shënuar pak para mesnatës të së martës, rreth orës 23:30.

Lidhur me këtë çështje u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Jashar Selimaj, 19 vjeç, banues në Bathore, i akuzuar për veprën penale ‘moskallzim krimi’, pasi ishte në dijeni të grabitjes, por nuk denoncoi në polici.

Aleksandër Mema autor i vjedhjeve të ndodhura:

Më datë 30.01.2015
Më datë 01.02.2015
Më datë 05.02.2015
Më datë 06.02.2015
Më datë 06.02.2015
Më datë 11.02.2015
Më datë 13.02.2015
Më datë 15.02.2015
Më datë 15.02.2015
Më datë 15.02.2015
Më datë 16.02.2015

Materialet proceduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Berat, vidhnin banesa në fshatra, pranga 3 të rinjve

Ndërkohë në Berat u arrestuan për vjedhje banesah tre të rinj.
Eklant Dushku, 21 vjec, banues ne fshatin Gorican
Taulant Toska, 26 vjec, banues ne fshatin Syzes
Emanuel Bizhoti, 21 vjec, banues ne fshatin Syzes
Te tre keta persona akuzohen për vjedhjen e banesës së shtetasit F.T, në fshatin Syzesë. Por të arrestuarit dyshohet të jenë autor të disa vjedhjeve të tjera në fshatra të rrethit te Beratit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

7 + twenty =