Sendi Hoxha synon përfaqësimin e Gjermanisë në “Eurosong”

Kulture
506
0
sample-ad
Sendi Hoxha synon përfaqësimin e Gjermanisë në “Eurosong”

Sendi Hoxha është zgjedhur si njëra ndër 9 fituesit në mesin e 1300 konkurruesve dhe është ftuar të marrë pjesë në koncertin në Hamburg, që është një “paradhomë” për përfaqësimin e Gjermanisë në “Eurovision Song Contest”.

Për një gjimnaziste 17 vjeçe kjo mund të duket një ëndërr, por për Sendin, e lindur në Gjermani nga prindër të ardhur nga Shqipëria, ëndrra ka një bazë në realitet. Të hënën ajo do të shkojë në Hamburg, ku do t’i fillojë provat në klubin “Grose Freiheit 36” në St Pauli.

Për të ka shumë rëndësi të qenit autentike. Sendi Hoxha do të këndoj të enjten, më 19 shkurt, në koncertin që do të transmetohet “live” në televizionin NDR, duke filluar në orën 22:00. Shikuesit do të vendosin me votat e tyre se kush do të fitojë “biletën” për pjesëmarrjen në finalen e përzgjedhjes për “Eurosong Contest”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 16 =