Champions League rikthehet me barazime. (Video PSG-Chelsea)

Sport
224
0
sample-ad
463694132_07827_immagine_obig

 

Mesfushori serb shënon i pari në Parc des Princes. Në pjesën e dytë fillon shpërthimi i vendasve duke frikësuar Mourinhon.Barazon Matador dhe humbet rastet për të dyfishuar rezultatin.Vendos në Stamford Bridge në 11 Mars.

PSG-Chelsea|Një gol me shumë vlerë ai i Ivanovic në transfertë me PSG.Një gol i cili i jep mundësi për të përfituar nga goli në Francë për Chelsean.Hap serbi fal trekëndëshit difensiv Terry-Cahill-Ivanovic. Terry kroson, Cahill devijon me thembër dhe Ivanovic shënon me kokë. Po ashtu vjen dhe goli i Edinson Cavanit. Kroson në mënyrë perfekte Matuidi i cili gjen Matadorin  përpara Courtois i cili në pak distancë me belgun nuk gabon. Ibrahimovic,Lavezzi,Matuidi afrohen shumë golin por Courtois tregon dhëmbët.Edhe Chelsea nuk rri e heshtur. Remy , Oscar , Diego Costa dhe Fabregas tregojnë se Chelsea nuk ka ardhur për turizëm në Paris. Një barazim i cili do të tregoj një Chelsea – PSG të zjarrtë në Londër.

shakhtar_bayern_03_08550_immagine_obig

 

Mbaron 0-0 sfida në Ukrainë. Asnjë fitues dhe gjithcka e hapur  në Allianz Arena. Gjermanët ngelin me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Xabi Alonsos.

Shakhtar Donetsk 0-0 B.Munchen|Shakhtar arrin të kryej një super impresë duke ndaluar Bayern Munchen të paktën në këtë sfidë të vajtjes. Ukrainasit përdorin faktorin fushë dhe janë protagonistë të një përfaqësimi dinjitoz që vlen një 0-0 në shtëpi dhe i jep mundësinë e golit në transfertë për ukrainasit. Bavarezët ngelen me 10 lojtarë pas pezullimit me kartonë të kuq të Xabi Alonsos. Bayern rrëshket shumë. Të futur në mënyrë perfekte në fushë djemtë e Lucescut vijnë të frymëzuar për të dal me rezultat pozitiv nga fusha. Gjermanët provojnë por nuk mund të shënojnë. Gjithcka vendoset në Bavari në datën 11 Mars.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

19 + 16 =