Rama: Opozita pozicionohet në anën e krimit. Tahiri: Policia është në këmbë dhe do ta luftojë krimin e organizuar

AktualitetPolitike
239
0
sample-ad

 

Min.Tahiri_Parlament

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri garantoi se Policia e Shtetit është në këmbë dhe do ta luftojë pa asnjë ndrojtje krimin e organizuar.

Duke folur për ngjarjen e rëndë të ditës së martë, ministri Tahiri nga foltorja e kuvendit u shpreh se situata nuk është aspak e lehtë. “Gjendja është e vështirë, si për mua ashtu edhe për qytetarët, por Policia nuk është aspak e ndrojtur dhe do ta luftojë krimin e organizuar në çdo formë të tij”, garantoi Tahiri.

Sipas tij, sjellja e opozitës nuk është aspak korrekte. “Unë nuk do bëja kurrë asnjëherë për cilindo përfaqësues të opozitës, në çdo situatë, deklarata kaq të papërgjegjshme dhe jo njerëzore, që më së shumti i japin vrull krimit se sa fitojnë vota. Gjithsesi, vijoi Tahiri, duke konsideruar edhe ngjarjen e sotme(biçikleta me tritol tek shkolla e mesme Petro Nini Luarasi), edhe ato të para dy ditëve, dallohet qartazi, që ka një prirje tejet të dhunshme për të destabilizuar rendin dhe sigurinë në vend”.

“Prandaj, tha Tahiri, duhet dënojmë në mënyrë të përbashkët çdo kërcënim ndaj çdo qytetari.  Një vit më parë, kujtoi ministri i Brendshëm, ne kemi bërë në luftën kundër krimit atë që ju nuk keni bërë në tetë vjet.

“Këtë, shtoi Tahiri, se them për t’u krahasuar me ju, por për të faktuar se ngjarjet e fundit konfirmojnë që jemi në rrugën e duhur, ashtu siç na konfirmojnë se pavarësisht bindjes sonë ne jemi këtu përballë krimit dhe kemi marrë angazhim për ta çuar deri në fund betejën tonë, për të ndaluar çdo formë të paligjshmërisë në çdo cep të territorit dhe për këtë do të ishte mirë, që dhe ju të radhiteshin në krahun tonë dhe jo me krahun e paligjshmërisë”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + six =