Tiranë, granatë makinës së avokatit të parkuar pranë Prokurorisë

AktualitetKronikeKryesore
273
0
sample-ad
granata

Një atentat me lëndë shpërthyese është parandaluar të ndodhë pranë Prokurorisë së kryeqytetit, ku një granatë  ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit të një avokati, e gatëshme të shpërthente në momentin e planifikuar. Gjë që, fatmirësisht, nuk ka ndodhur falë vigjilencës së një personi I cili ka njoftuar policinë. Automjeti tip “Passat”, me targë AA235 GM, ku ishte vendosur granata,  i përket avokatit Emiljano Lushi.

Ka qenë një banor i zonës ai që e ka vënë re granatën, gjatë kohës që ishte duke parkuar makinë e tij. Menjëherë qytetari njoftoi policinë, ku kjo e fundit shkoi me shpejtësi në vendin e ngjarjes. Ka qënë njësia anti-eksploziv që ka ndërhyrë në kohë, për të çaktivizuar granatën.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje avokatin dhe nga të dhënat paraprake po hetohet nëse kanosja i është bërë për shkak të detyrës apo për shkak të konflikteve personale që ai mund të ketë.

Deri më tani janë të paqarta rrethanat e atentatit ndaj avokatit si dhe autorët e saj. Policia ka rrethuar zonën ndërsa ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimit të autorëve.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three + 11 =