Arrestohet 52-vjeçarja dhe tre të rinj, vodhën 44 mijë euro, 600 USD dhe 335 mijë lekë

AktualitetKryesore
337
0
sample-ad
policia arrestime

Policia e Tiranës ka bërë të mundur ndalimin e katër personave, dy prej të cilëve minoren, një i ri dhe një grua. Sipas policies, prangosja e tyre ka ardhur pasi akuzohen për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash, në valuta të huaja e vendase. Vjedhja është bërë brenda një banesë në kryeqytet. Të arrestuarit janë…

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, janë arrestuar në flagrancë:
– K.P., 15 vjeç, banues në Tiranë;
– Elton Muça, 19 vjeç, banues në Zall-Dajt Tiranë;
– E.T., 14 vjeç, banues në Lanabregas Tiranë;
– Hajrije Muça, 52 vjeçe, banuese në Tiranë;

Ndërkaq po punohet për kapjen e shtetasit me iniciale D.M. Arrestimi tyre është bërë sepse në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur banesën e shtetases N.Z., ku kanë marrë shumën e parave prej 44.700 Euro, 600$, 335.000 lekë.

Nga hetimet është dokumentuar dhe vjedhja me dhunë e shtetasit me iniciale S.C. Materialet në ngarkim të kësaj çështje dhe personave të arrestuar i kanë kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × five =