Dritëro Agolli: Kisha si Byroja e PPSH

AktualitetPolitike
263
0
sample-ad
QSUT Hospita

Shkrimtari i njohur Dritëro Agolli mbështet kandidaturën e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan. Ai e sheh si të pavend ndërhyrjen e Kishës dhe ka dalë kundër deklaratës së saj, e cila kërkonte një ambasador katolik duke rrëzuar kandidaturën e Zhitit. Kisha deklaroi se në Vatikan duhet të shkojë një ambasador katolik dhe jo mysliman.Agolli e ka krahasuar Kishën Katolike me Byronë e PPSH, shkruan “Panorama” . “Më duket sikur ka ikur Byroja e PPSH dhe tani ka ardhur Byroja Fetare, e cila vendos edhe për shkrimtarët se si duhet që hoxha ose prifti të jenë heronj pozitivë etj, s eçfarë duhet të bëjnë shkrimtarët dhe çfarë nuk duhet të bëjnë, ku duhet dhe ku nuk duhet të shkojnë. Unë them që ne nuk jemi shtet fetar, sepse me këtë qasje po na trajtojnë sikur jemi një shtet islamik”, ka thënë Agolli. Reagimi i tij vjen pas deklarates se Imzot George Frendos për kandidaturën e Visar Zhitit si ambasador, edhe pse ai tha se ishte keqcituar nga mediat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

4 × 4 =