Sëmundja shpëton nga qelia kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika

AktualitetPolitike
239
0
sample-ad
shpetim-gjika

Gjykata e Tiranës ka vendosur ndryshim të masësë së sigurisë për kryebashkiakun e Vlorës. Në ambientet e spitalit “Amerikan”, ku Shpëtim Gjika ndodhet nën kujdesin mjekësor, iu komunikua masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.  Shkak për ndryshimin e masës së sigurisë është bërë gjendja shëndetësore e kryebashkiakut.

Gjendja e tij shëndetësore bëri që gjykata të caktojë një masë tjetër, atë të detyrimit të paraqitjes, vlerësuar kjo edhe nga të gjitha procedurat  e Prokurorisë.”, tha njeri nga avokatët mbrojtës të kryebashkiakut Gjika, Ardian Leka.

Ndërkohë mjekët kanë thënë se pacienti Shpëtim Gjika ka pasur një përkeqësim të gjendjes shëndëtësorë gjatë natës, ndërsa është normalizuar në orët e para të mëngjesit. Po ashtu mjekët thanë që rreth orës 12:00 Kryebashkiaku do të bëjë koronarografinë.

Kreu i bashkisë së Vlorës Shpëtim Gjika, u arrestua dy ditë më parë, por disa orë pas qerndrimit në qelitë e Komisariatit të Vlorës, ai u dërgua drejt shërbimit mjekësor, pasi pati probleme të rënda me zemrën. Mjekët vlonjatë konstatuan tension të lartë ndaj dhe për të shmangur ndonjë manifestim të pasoportueshëm rekomanduan kalimin e tij për kurim intensive e më të specializuar në Tiranë. Gjika preferoi trajtimin në spitalin privat” Amerikan” ku ndodhet edhe aktualisht e ku ju komunikua vendimi më I fundit I Gjykatës pë liri me detyrim paraqitjeje. Ndërkohë, Gjykata e Vlorës ka verifikuar masën e sigurisë për dy të arrestuarit e tjerë, Doriana Sulaj Shefe e Urbanistikës Vlorë dhe biznesmeni Artur Haxhi, duke i lënë që të dy në burg.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen − eight =