E diela futbollistike me rezultatet befasuese.Inter, Roma, Napoli, Barca, Valencia etj.

Sport
262
0
sample-ad
inter_palermo_16_33076_immagine_obig

 

E diela futbollistike është mbyllur me fitoren e ekipeve të mëdha dhe ringritjen e Interit 3-0 me Palermon. Man United ndalon West Ham në minutën e fundit. Supersfida Lyon-PSG mbaron në barazim.

Francë – Pak emocione ndeshjet e para të kampionatit francez në pritje të supersfidës Lyon – PSG. Monaco humbet në transfertë 1-0 me Guingamp. Edhe pse me 10 lojtarë Guingamp arrin të fitojë me golin e Leveque në pjesën e dytë. Diallo i la lojtarët vendas me 10 lojtarë në minutën e 22′ të pjesës së parë. Nice 0-0 Nantes. Pak emocione dhe pak gola më saktë asnjë. Sfida direkte mbyllet në barazim pa gola duke ndarë të dyja 33 pikë. Lyon 1-1 PSG. Supersfida e kësaj jave në Ligue 1 ishte ajo me dy vendeve kryesuese. Ekipi kryesues i Lyon shënon i pari me N’jie në pjesën e parë.Pas shumë rasteve PSG gjen golin e barazimit me Zlatan Ibrahimovic i cili nga 11 metra nuk gabon dhe i jep PSG 1 pikë . Një barazim që nuk ndryshon largesën mes dy skuadrave. Angli- Newcastle – Stoke City vendoset në minutat e fundit. Peter Crouch i jep 1 pikë Stoke ndaj Newcastle në minutën e 90′.Golat erdhën tepër vonë. Colback shënoi në minutën e 76′. 1-1 mbaron sfida. Burnley barazon 2-2 me West Brom. Fenomeni i këtij sezoni për Burnley është Ings. Një assist dhe një gol të cilat e nxorrën Burnleyn në avantazh por Brunt në minutën e 45+1 shkurton diferencën përpara se Brown të barazonte gjitchka. West Ham ndalet nga Man United. Daley Blind është heroi i sfidës. Minuta e 90+2 largon dy ekipet nga fusha e lojës me 1 pikë. West Ham kalon në avantazh me Kouyate në minutën e 49′. Kur mendohej se ndeshja do të shkonte në përfundim Daley Blind realizon. 1 minutë më vonë Luke Shaw lë me 10 lojtarë United pas kartonit të dytë të verdhë. Gjermani-Werder Bremen bën befasinë teksa fiton ndaj Bayer Leverkusen. Fitore 2-1 në shtëpi. 4 fitore rradhazi për ekipin nga Bremen e cila pozicionohet në vendin e 8-të me 26 pikë. Calhanoglu nuk mjaftoi për Bayer Leverkusen. Golat e pjesës së parë vendosën fatin e ndeshjes. Selke dhe Jozunovic shënuan për vendasit. Augsburg 2-2 Frankfurt (Klavan,7;37’Bobadilla/Aigner,45+2′;Meier,70′) Spanjë-Cordoba nuk fiton dot. Shënon e para por golin e minutës së 10′ nuk e mban dhe Almeria fiton në transfertë 1-2 fal 2 gola të shpejtë të Michel në 61′ dhe 66′. Getafe fiton 2-1 në një sfidë të vështrië ndaj Sevillas. Vazquez barazohet në pjesën e dytë nga Krychowiak por Pedro Leon në minutën e 85′ i jep fitoren madrilenëve. Espanyol 1-2 Valencia. Fitore e madhe për ekipin nga Mestalla në transfertë me Espanyolin.Golave të Piatti dhe Parjeos i përgjigjet tepër vonë Garcia duke mos arritur ti jepte të paktën 1 pikë skuadrës nga Katalonja. Ndeshje shumë e thjeshtë për Barcën. 2-5 ndaj Ath.Bilbaos. Messi – Suarez dhe Neymar shënojnë. Messit i akordohet vetëm 1 gol pasi goli tjetër u konsiderua pozicion jashtë loje.Vulos 2-5 Pedro Rodriguez. Rico dhe Aduriz shënuan për Bilbaon por vetëm për statistikë. Itali-Fitore në minutat e fundit për Fiorentinën 3-2 ndaj Atalantës.Pasqual shënon duke shuar golin e barazimit të Boakye. Shënon dhe Diamanti. Basanta i Fiorentinës barazon Zappacostën. Debuton dhe Salah. Cagliari 1-2 Roma.Roma rigjen fitoren. Fitore e thjeshtë në transfertë. Ljajic dhe Paredes vijohen nga goli i M’Poku në minutat e fundit për Cagliarin.Roma -7 nga Juventus. Empoli 2-0 Cesena (Maccarone,30 ; Signorelli,57) Napoli 3-1 Udinese. Fitore e rëndësishme për partenopeët e Napolin në shtëpi 3-1 ndaj Udineses.Pas Mertens dhe Gabbiadinit , Thereau shënon në dy porta në atë të Napolit dhe atë të Udineses. Samp 1-1 Sassuolo. 1 pikë me vlerë për Sassuolon pa treshen Berardi-Zaza-Sansone. Shënojnë të parët miqtë me Acerbin por barazohen nga Eder 9 minuta më vonë. Eto’o luan 20 minuta por nuk e bën dot diferencën. Inter 3-0 Palermo. Më në fund pak buzëqeshje dhe për Interin ku shkatërron 3-0 Palermon.Guarin dhe Icardi me dopietë i japin tre pikë Interit. Fitore që mungonte nga data 11 Janar ndaj Genoas.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × one =