Fituesja e "France Got Talent", Erza Muqolli këndon këngën "Xhamadani vija-vija" dhe shprehet se dua të jetoj në Kosovë (VIDEO)

Kulture
1.1K
0
sample-ad

Në një shqipe të rrjedhshme, 9- vjeçarja shqiptare ErzaMuqolli, ka treguar për mundësitë e shumta që i janë hapur, pas fitimit të trofeut presticioz francez,  dhe ka falenderuar gjithë shqiptarët për përkrahjen e vazhdueshme gjatë spektaklit, duke kënduar hitin e tyre “Xhamadani vija-vija” .

Vogëlushja 9-vjeçare me origjinë nga Kosova, që ka mahnitur Francën në eventin televiziv “France Got Talent”, Erza Muqolli, ka dhënë një intervistë ekskluzive për KTV-në.

Në një shqipe të rrjedhshme, Erza ka treguar për mundësitë e shumta që i janë hapur dhe ka falënderuar të gjithë shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri për përkrahjen e vazhdueshme gjatë spektaklit.

Intervista e plotë me Erzën do të transmetohet në kuadër të emisionit Express në KTV, ndërsa në klipin promovues mund të dëgjoni sa ëmbël e interpreton ajo këngën “Xhamadani vija vija”.

Erza dhe familja e saj nga Zabeli i Drenasit janë të lidhur fort me familjen.

Në emisionin e plotë të transmetuar mbrëmë në Express në KTV, Erza mes tjerash ka treguar sesi vjen shpesh në Kosovë dhe është shumë e lidhur me vendin.

Atje është shumë mirë. Unë po du me jetu në Kosovë”, ka thënë ajo.

Përveç muzikës Erza pritet të angazhohet edhe një film.

Më poshtë ndiqeni videon e plotë:

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + fifteen =