"iPhone" edhe si çelës i veturave

Shkenceknologji
299
0
sample-ad

Deri më tani telefoni i mençur ka zëvendësuar kuletën, por Apple me iPhone synon të zëvendësojë çelësat e veturave.

Gjiganti amerikan ka siguruar një patentë ku bëhet e ditur se është duke punuar në teknologjinë e re, e cila ia mundëson shoferëve që nëpërmjet iPhone-it apo Apple Watch të mund të hapin dhe mbyllin veturat e tyre.

Për të mundësuar këtë veprim, telefoni duhet të jetë i lidhur me Bluetooth dhe të ketë një kod të posaçëm për hapjen e veturës, transmeton Koha.net.

Në patentë theksohet se “do të jetë një pajisje e lehtë e cila do të transmetojë komanda nga shoferët për veturat e tyre”.

Kjo do të thotë se shoferët mund të përdorin iPhone-in për të hapur veturën dhe për ta ndezur atë

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 3 =