Harry Kane është heroi i Tottenham. Chelsea fiton 2-1 me Aston Villën.City 1-1.Everton-Liverpool 0-0

Sport
250
0
sample-ad
10957490_10152734643978505_6562285701113653893_n

Tottenham fiton derbin e veriut të Londrës. I falen heroit të tyre Kane. Chelsea debuton Cuadradon, fitore e vështirë 2-1 me Aston Villën. Man City barazon në minutat e fundit 1-1 me Hull City. Derbi i Merseyside 0-0.

Fundjavë e larmishme dhe plot emocion në Premier League. 2 derbi në një ditë. Derbi i parë ishte ai mes Tottenham dhe Arsenal. Topçinjtë e morrën të parët golin e avantazhit pas kombinimit Welbeck-Giroud-Ozil. Gjermani mban rezultatin në 1-0 për 45’minuta ku Kane shënon nga një goditje këndi. Arsenal i falet sot formës së shkëlqyer të Ospinës ku kryen ndërhyrje të vështira. Teksa të gjithë mendonin se rezultati do shkonte drejt përfundimit 1-1 Bentaleb kroson një top fantastik dhe Harry Kane i shkëputet Koscielnyt duke realizuar golin e 3 pikëve.
Chelsea kryen detyrën në ndeshjen me Aston Villën. Një detyrë e vështirë por e kryer me sukses në fund. Goli në minutën e 8-të nga Hazard pritej të ishte porta e hyrjes në një goleadë por Aston Villa barazon në minutën e 48′ me Okore. Në minutën e 68′ mendon Ivanovic i cili i jep tre pikët Chelseat. Mourinho mendon dhe për Cuadradon. 15 minuta për kolumbianin.
Për Man Cityn Hull City është tepër i fortë dhe për të dal të paktën me një pikë mendon vetëm Milner. Minuta e 90+2′ është momenti i golit.Goditje dënimi e ekzekutuar nga 20 metra duke mposhtur portierin e Hull. Diferenca shkon në 7 pikë.
Derbi i fundit mund të jetë ky i Gerrard.Një derbi i barazuar 0-0 duke mos kënaqur asnjë.Derbi i ngjeshur dhe me shumë lëvizje por me pak gola.
NDESHJET E TJERA :
Leicester 0-1 Crystal Palace (55,Ledley)
QPR 0-1 Southampton (90+3′,Mane)
Swansea 1-1 Sunderland (66′,Ki Soung/42,Defoe)

Facebook Comments

POST A COMMENT.

six + 9 =