Shullazi përpara prokurorëve: Nuk e kam kërcënuar Lulzim Bashën

AktualitetKryesorePolitike
430
0
sample-ad
Emiljano-Shullazi

Emiljano Shullazi një emer i njohur për drejtësin, është paraqitur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku është pyetur për kërcënimin që ka bërë në adresë të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes deputetes Voltana Ademi.

Një ditë më parë Shullazi paraqitet për herë të parë në Prokurori, pasi thirrjes së parë nuk i është përgjigjur. Ndërkaq mësohet ai është paraqitur në prokurori i vetëm pa praninë e avokatit.

Burime të Prokurorisë bëjnë të ditur se i mbijetuari i atentatit që iu bë më 5 janar të këtij viti ka deklaruar se ka qënë në të njëjtin lokal me deputeten e PD, Voltana Ademi, po nuk ka patur asnjë komunikim dhe as nuk i ka përcjellë asnjë kërcënim në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Detajet e deklarimeve të tij u mbajtën sekret nga pro-kuroria, pasi çështja është nën hetim.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine − 6 =