Kafja e gjelbër e mban diabetin nën kontroll

Shendeti
271
0
sample-ad

Kafeja e gjelbër është një pije që kohet e fundit po bëhet gjithnjë e më e popullarizuar.Ajo është një pije e cila ju ndihmon të hiqni kilogramët e tepër.

Sipas një studimi të realizuar nga Shoqata amerikane e kimistëve, kafja e gjelbër mund të ndihmojë personat me paradiabet për t’u dobësuar, por po ashtu mund të reduktojë nivelin e sheqerit në gjak te personat që tashmë janë të sëmurë nga sëmundja e sheqerit.

Efektin e dobishëm ia përshkruajnë përbërësit aktiv të acidit klorogjenik, i cili pengon glukozën-6-fosdatazë në qeliza, ndërsa kjo do të thotë që yndyrat përdoren për krijimin e energjisë, në vend se të ruhen në trup.
Ata kanë theksuar një problem lidhur me konsumimin e përhapur të kafes së gjelbër: temperatura e lartë gjatë pjekjes së kokrrës së kafes së gjelbër shkakton shpërbërjen e pjesës së madhe të acidit klorogjenik.
Kjo do të thotë që për përftime të plota shëndetësore është e nevojshme të konsumohet ekstrakti i koncentruar i kafes së gjelbër të papjekur.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 + 9 =