Pas Berishës, shtohen zërat për rikandidimin e Lulzim Bashës për Bashkin e Tiranës

AktualitetKryesorePolitike
237
0
sample-ad

Shtohen edhe më shumë zërat se Lulzim Basha duhet të kandidojë për një mandat të dytë për Bashkin e Tiranës. I këtij mendimi është edhe deputeti i kësaj partie Eduard Selami. Ai thotë se nga kontaktet që ka pasur me bazën e partisë, shumica dërrmuese e tyre kërkojnë kandidimin e kryetarit të demokratëve në zgjedhjet e 21 qershorit.

“Nën frymën e praktikave bashkëkohore, javët e fundit kam pasur takime të shpeshta dhe kam marrë mendimin e simpatizantëve, votuesve, anëtarëve të Partisë Demokratike, kryetarëve të seksioneve dhe grupseksioneve dhe kryetarëve të degëve në Tiranë, si dhe të studentëve në leksionet e hapura me ta. Shumica dërrmuese e tyre janë të mendimit që Basha duhet të rikandidojë, pasi ka shanset më të mira për një rezultat pozitiv në Tiranë, si kryeqendra politike, ekonomike dhe kulturore e Shqipërisë”, deklaron Selami në një intervist për gazetën “panorama”.

I pyetur nëse PD­ duhet të afrojë Bamir Topin dhe ish­-deputetë e themelues të kësaj force politike që u “përzunë” gjatë këtyre 8 viteve, Selami thotë se “kam qenë dhe jam në favor të çdo ribashkimi dhe afrimi të kontributeve brenda Partisë Demokratike, si dhe në koalicionin e djathtë. Në këtë pikë duket se ka një kthesë, por ka ende shumë për të bërë”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

10 − 7 =