Bac, lamtumirë, 30 mijë kosovarë u larguan për dy muaj (Video)

AktualitetKryesore
404
0
sample-ad

Të qara fëmijësh të cilët nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë po ndodh, britma nënash të cilat mundohen t’i mbrojnë të vegjlit e tyre, teksa shtyhen për një vend në autobusin i cili dërgon përmes Beogradit drejt kampeve të Hungarisë, e vaj baballarësh të cilët teksa ia kthejnë shpinën Kosovës, tradhtohen nga emocionet, janë pamjet nga stacioni.

Zyrtarët e stacionit të autobusëve të Prishtinës tregojnë se çdo natë nga 10 autobusë përplot me kosovarë po ikin drejt Hungarisë, përmes linjës Prishtinë-Beograd. Rreth 15 mijë kosovarë janë larguar nga Kosova në drejtim të Perëndimit vetëm nga stacioni i autobusëve në Prishtinë gjat muajt janar, dhe në total mbi 30 mijë në dy muajt e fundit.

Çdo natë me autobusët e orës 21:30, 22:00, 22:30 dhe 23:00, katër agjencitë turistike “Adio Turs”, “Fjolla”, “Erhan Trans” dhe “P.P. Tandems”, dërgojnë afro 500 kosovarë deri në Beograd shkruan “zëri”. Numri i autobusëve të cilët nisen brenda natës për Beograd mund të shkojë deri në 15 kur ka interesim të madh. Për të blerë një biletë për Beograd në stacionin e autobusëve në Prishtinë duhet që të rezervosh një të tillë të paktën 2 ditë përpara.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

13 − 8 =