Shqipëria në emergjencë, rikthehen përmbytjet, shkarrjet e tokës dhe bllokimet e rrugëve

AktualitetFlash
1.1K
0
sample-ad

Nga fryrja prej rreshjeve jo të zakonta lumenjtë Osum, Vjosë, Devoll, Gjanicë e Shkumbin kanë dalë nga shtretërit duke krijuar situatë alarmante të karakterizuar nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave, prishjet e rrjetit elektrik etj.

Ndonëse Shtabet e Emeregjencës civile janë duke e ndjekur nga afër situatën ajo që përben shqetësim janë orët e ardhëshme, ku parashikohet që prurjet e ujrave të lumenjve të fryhen ende dhe të sjellin pasoja të tjera.

Për këtë arsye, Policia e Shteti i bëri thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimin për në jug të vendit, pasi një sere segmentesh rrugore janë të bllokuara nga ujrat që i kanë pushtuar,  por edhe nga rrëshqitjet e dherave.

Ja situata, që jep Policia dhe Emergjenca Civile.

Rrugët e bllokuara nga dalja e lumejve

Në Qarkun e Gjirokastrës

Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit kanë bërë të ditur se si pasojë e ujrave të dale nga shtrati i lumit Drino, por  edhe nga fryrja tejmase e përrenjve, është bllokuar aksi rrugor Gjirokastër- Lunxhëri.

Është bllokuar aksi rrugor Libohovë – Sofratikë

Është bllokuar aksi rrugor Përmet- Çarshovë, si pasojë e daljes së ujrave të lumit Vjosë në rrugën nacionale.

Po i bllokuar është edhe aksi Tepelenë – Përmet, në Dragot, nga që lumi Vjosë ka dalë mbi rrugë.

Nënprefekti i Tepelenës ka urdhëruar banorët e lagjes “Gurrë” të lënë shtëpitë, pasi nga përmbytjete mund të kenë pasoja jo vetëm pë banesat por edhe për jetët e tyre.

Në qarkun Berat:

Sikurse ka bërë të ditur drejtoria e Policisë së Qarkut të Beratit dalja prej shtratit e lumit Osum, ka sjellë përmbytje tokash dhe bllokime segmentesh rrugore, disa prej të cilave I ka bërë të pakalueshme. Sipas burimit zyrtar të Policisë:

Rruga e Skraparit në segmentin Bogovë- Pronovik, është e bllokuar nga rreshqitjat e dheut.

Po ashtu e tillë paraqitet gjendja edhe në segmentin Skrapar-“Ura e Pazarit” që lidh gjashtë fshatra. Si rezultat i daljes së ujit mbi Urë ky segment rrugor është i pakalueshme.

Në qytetin e Urës Vajgurore dy familje janë evakuuan nga Forcat Speciale të Policisë, pasi rrezikonin pasoja të renda nga përmbytjet.

Në  Qarkun e Vlorës

Burimet zyrtare të Policisë së Qarkut thane se janë evakuuar katërmbëdhjetë familje që banonin në tokat e zones së Novoselës dhe në “Fitore”.

Aksi Selenicë – Vlore, tek vendi i njohur si “Bishti i Malit” vazhdon të jetë i bllokuar nga prurjet e tejmase të lumit Vjosë.

Aksi që të çon në komunën Vllahinë, po ashtu është i bllokuar nga rrëshqitjet e dherave prej rrepirave që ngrihen në krahët e rrugës.

 Në Qarkun e Fierit

Si pasojë e prurjeve të mëdha ujore të lumit  “Gjanica”, që e përshkruan mespermes  qytetin e Fierit ka patur përmbytje massive në lagjet “1 Maji” dhe “Sheq”.

Në mbi njëqind e pesëdhjet banesa dhe biznese uji ka pushtuar godinat duke u future edhe Brenda ambienteve.

Në komunën Cakran janë shënuar përmbytje të sipërfaqeve të mëdha të tokave.

Në fshatin Çerven, të komunës Frakull, regjistrohen si të përmbytura gjashtë banesa, banorët e të cilave janë evakuuar.

Po ashtu rreth pesëdhjetë banesa janë rrethuara nga uji në komunën Frakull.

Në fshatin Feras, të komunës Levan, në më shumë se pesëdhjetë banesa uji ka hyrë Brenda duke rrezikuar gjithçka. Për kë arësye Forcat e Ndërhyrjes kanë evakuuar banorët dhe gjën e gjallë.

Në Librazhd

Lumi Shkumbin ka shpërthyer argjinaturën dhe ka përmbytur shumë shtëpi në lagjet “Sharrë” dhe “Detashment”. Probleme të mëdha janë krijuar edhe në Prrenjas.  shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

17 − twelve =