Roma një tjetër barazim. Real dhe Atletico Madrid kryejnë punën.Liverpool dhe United fitojnë.Chelsea-City barazim 1-1.Sfida Leverkusen Dortmund 0-0

Sport
239
0
sample-ad
14fe1428_41420_immagine_obig

 

ITALI- Genoa 1-1 Fiorentina.|Autogoli i Tatarusanu rekuperohet nga Gonzalo Rodriguez. Barazim me polemika për Fiorentinën.Trajneri Gasperini vuan shumë gabimet e arbitrave.Barazim i cili nuk i shërben as Genoas dhe as Fiorentinës. Tanimë Lazio , Napoli dhe Samp mund të shkëputen.
Roma 1-1 Empoli|Roma hyn në fushë për tre pikët për t’iu afruar Juves por pas 90’minutave del vetëm me një pikë.Me 10 lojtarë në minutën e 37′.Manolas shkakton 11 metërsh dhe Maccarone nuk gabon.Por dhe për Empolin minutat e fundit të pjesës së parë do e gjejnë me një lojtar më pak. Saponara largohet me të kuq. Maicon barazon shifrat në minutën e 53′ dhe rindez shpresat për Romën. Por ndeshja e ka një rrjedh dhe mbaron 1-1. Juventus mudn të përfitojë dhe të shkëputet akoma më shumë.

SPANJË- Real Madrid 4-1 Real Sociedad| 40 sekonda dhe është Sociedad që kalon në avantazh. Por vetëm 3 minuta zgjat gëzimi i Aritz pasi është James Rodriguez që barazon me një goditje me kokë. Pjesa e parë nuk mbyllet me aq. Sergio Ramos kalon Realin në avantazh. Pas një rrëmuje në zonë përfiton dhe realizon golin e 2-1. Një Super Benzema në pjesën e dytë. Dopietë për francezin ku spikat goli i 4-1. Gol i cili ka një ekzekutim perfekt, topi i gjuajtur përfundon në kulmin më të largët të portës.Tre pikë dhe tanimë +4 nga Barca.
Eibar 1-3 At.Madrid|Një sfidë shumë e thjeshtë për At.Madrid që e mbyll sfidën që në pjesën e parë. Dopietë e Mandzukic dhe 1 gol vetëm për Griezmann. Eibar shënon me Piovaccarin në minutën e 89′ dhe mjafton me kaq.
Granada – Elche| 1-0 (Cordoba ,56)
Celta Vigo – Cordoba | 1-0 (Nolito.56)

ANGLI-Fundjavë plot emocione dhe me pak papritshmëri.
Hull City 0-3 Newcastle United| (Cabella ,40 ; Ameobi ,50 ; Gouffran) 3 pikë që nuk i ndryshojnë pozitat e Newcastle në klasifikim.
Crystal Palace 0-1 Everton| (Lukaku,2)Një gol shumë i shpejt i Lukakut i jep gëzimin e tre pikëve Evertonit pas shumë ndeshjes.
Liverpool 2-0 West Ham|(Sterling,51 ; Sturridge,80) Liverpool vazhdon të fitojë dhe rigjen Daniel Sturridge. Dy gola që vijnë nga Coutinho.Liverpool i afrohet më shumë Arsenal i cili luan nesër.
Manchester Utd 3-1 Leicester| (Van Persie,27;Falcao,32′;Morgan(og),44 / Wasilewski.80)Manchester United rikthehet në identitet pas fillimit të vështirë të sezonit. Tanimë ndodhet në vendin e tretë por Southampton ndodhet -1 nga United dhe me një ndeshje më shumë.
Stoke City 3-1 QPR|(Walters,21,34,90+2/Kranjcar,36)
Sunderland 2-0 Burnely|(Wickham,20;Defoe,34)
West Brom 0-3 Tottenham|(Eriksen,6;Kane,15,64) Tottenham i falet dyshet Eriksen dhe Kane. Vazhdon të nderojë kjo dyshe ekipin e Pochettinos.Në vend të pestë Tottenham duke zbritur në vend të gjashtë momentalisht Arsenalin.
CHELSEA 1-1 MANCHESTER CITY| (Remy,41;Aguero,45) Ndeshje mjaft e mbyllur që Chelsea nuk donte gabime dhe nuk bën. Vetëm 1 pikë për dy ekipet. Pikë që nuk influencojnë shumë renditjen.

FRANCË-Kësaj here Marseille nuk gabon. Fiton 1-0 ndaj Evian fal një goli të vetëm nga 11 metra të Gignac.Marseille rikthehet në vendin e dytë dhe ashtu si PSG pret sfidën e Lyon me Monacon.
Lens 1-1 Bastia (Kantari,80/Boudebouz,62)
Lorient 0-0 Montpeiller.
Metz 0-0 Nice
Nantes 1-1 Lille(Vizcarrondo,80/Delaplace,15)
Toulouse 1-0 Reims (Pesic,42.)

GJERMANI- Pak befasime dhe në kampionatin gjerman ku ekipet favorite  në ndeshjet respiktive fitojnë. Supersfida Leverkusen-Dortmund mbaron 0-0.
Freiburg 4-1 Frankfurt. (Darida,Petersen,61,63,88/Russ,1).Golin e shpejtë të Russ i përgjigjet Freiburg në pjesën e dytë me 4 gola .Tripletë për Petersen.
Hamburg 0-2 Köln.(Risse,62,78) Koln vulos sfidën në pjesën e dytë dhe përkeqëson  pozitën e Hamburg duke e afruar në zonën e relegimit.
Mainz 5-0 Paderborn (Malli.6,46;De Blasis,69;Allagui,82′;Geis,87) Mainz fundos Paderbornin e Mehas i cili u fut në fushën e lojës në minutën e 74’duke mos ndryshuar asgjë në rezultatin e lojës.
Schalke 1-0 Hannover(Hoger,32) Fitore e vështirë për Schalken.Mbyll ndeshjen një gol i Hoger në minutën e 32. E nis keq vitin 2015 i cili ndëshkohet me karton të kuq.
VfB Stuttgart 0-1 B.Moenchengladbach (Herrmann,71) Gladbach fiton me golin e vonët të Herrmann duke stabilizuar sezonin e shkëlqyer këtë vit.
Bayern Leverkusen 0-0 B.Dortmund .Ndeshje mjaft e bukur por që nuk solli asnjë gol. Dortmund ngjeshet në vendin e fundit dhe zbulon vetëm një super Kevin Kampl. Leverkusen humbet vendin e katërt dhe mund të humbas dhe vendin e pestë nga ekipe si Hoffenheim dhe Augsburg nesër.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

8 − 6 =