Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati

Aktualitet
885
0
sample-ad

Koha e keqe dhe rreshjet e shumta të shiut kanë çuar në pikën kritike lumin e Vjosës, që rrezikon të përmbytë zonë ne Novoselës. Kreu i komunës Novoselë, Kanan Shakaj, thotë se nëse lumi del nga shtrati rrezikon përmbytjen e disa zonave dhe se janë shpërndarë njerëz në terrën, ndërkohë që niveli i lumit vazhdon të rritet.

Nëse lumi del nga shtrati, rrezikon disa banesa, për këtë arsye njoftohet se është mbledhur Shtabi i Emergjencave në Novoselë të Vlorës dhe janë njoftuar të gjithë banorët e zonës pranë lumit.

Rreshjet e shumta të shiut dhe era e fortë kanë shkaktuar probleme edhe ditën e djeshme në qytetin e Vlorës duke bërë që të ndërpritej lundrimi në det.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven + 10 =